Arrestohen dy shqiptarë, kapen me 2.6 kg kokainë
Policia Italiane ka arrestuar dy shqiptarë për trafikim të lëndëve narkotike. Shtetasit shqiptarë me iniciale S.E dhe B.E, 27 dhe 29 vjeç, janë kapur me 2,6 kilogramë kokainë. Lajmi është njoftuar nga mediat italiane sipas të cilave dy shqiptarët jetonin në Napoli. Lënda narkotike është gjetur e fshehur në makinën me të cilën ata po udhëtonin. Gjatë kontrollit policia ka gjetur në automjet 2 mijë e 600 gramë kokainë të pastër. Të dy shqiptarët janë arrestuar ndërkohë që policia po vazhdon hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.