E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën futbollisti Brian Filipi

Tragjedi në futbollin shqiptar, por edhe atë italian. Sulmuesi 20 vjeçar Brian Filipi ka humbur jetën të premten në mbrëmje ne vendin fqinj Itali pasi ëshët shtypur nga një makinë ku Filipi po ecte se bashku me një shok të skuadrës së tij Ravena. Filipi dhe futbollisti tjetër i Ravenës po ecnin së bashku kur pas shpatullave të tyre ka mbërritur një makinë me shpejtësi të madhe që e ka goditur të riun shqiptar, e ka flakur tutje dhe futbollisti ka rënë në asfalt. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ditës së premte rreth orës 23:00 të mbrëmjes dhe futbollisti i Ravenës ka humbur jetën gjatë natës në spital. "E kam ndjerë veten që po më kalonte shumë pranë makina dhe pasqyra e saj më ka prekur pak, ndërsa më pas kam parë Brianin të shtrirë përtokë", ka treguar i shokuar shoku i skuadrës së Filipit. Në spital gajtë natës ka mbërritur edhe President i skuadrës së Ravenës, Xhani Fabri. Futbollisti shqiptar Brian Filipi cilësohej nga të gjithë si e ardhmja e futbollit shqiptar dhe si një talent i padiskutuar.Ai ëshët aktivizuar me kombëtaret e moshave, por ehde me Kombëtaren "Shpresa". Kjo është nëj humbje e madhe për futbollin në Shqipëri, por më shume për familjen e Filipit e cila ka humbur njeriun e saj të dashur që në moshë afre të re.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›