E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jeten ne aksident emigranti shqiptar

Një 47- vjeçar emigrant në Greqi ka humbur jeten gjatë kthimit për në vendlindje në Delvinë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Xhafer Mejdani ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij me targa greke kur sipas policisë ka humbur kontrollin e tij për shkak të shpejtësisë së madhe. 47- vjeçari ka humbur jetën menjëherë pas aksidentit si pasojë e përplasjes së fortë të automjetit pa mundur të merrte ndihmën mjeksore. Policia rrugore pas inspektimit të vendit të aksidentit konstatoi se shpejtësia e madhe ka qenë shkaku i humbjes së kontrollit të automjetit gjë që i ka marrë jetën 47- vjecarit.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›