Humb jeten ne pune emigranti shqiptar
Itali-Nje shqiptar ka humbur jeten aksidentalisht ne pune, ne Itali. Ngjarja ndodhi dje ne qytetin Chieti, ku 42-vjecari Rruzhdi Sina jetonte prej vitesh. Lajmi eshte bere publik nga mediat italiane. Shqiptari eshte aksidentuar per vdekje, pasi eshte zene poshte nga nje sasi e madhe krundesh, rene nga nje lartesi e madhe. Emigranti shqiptar punonte si sipermarres ne nje ndermarrje private te quajtur "Multiservice 2000". Pas aksidentit, ne ndihme te tij, kane shkuar shoket e punes, por cdo perpjekje ka rezultuar e kote. Sina kishte nderruar jete per shkak te goditjes se rende. Nje grup hetimor te policise, ka shkuar ne vendngjarje per te analizuar rastin e vdekjes se shqiptarit, ndersa trupi i ketij te fundit eshte derguar ne morg, ku do t’i nenshtrohet ekspertizes mjekesore.