E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mori per nuse, e nxori prostitute

Tirane- Shfrytezoi te fejuaren si prostitute, ekstradohet nga Spanja 39-vjecari. Ilia Kotiu, eshte sjelle ne vendin tone dy dite me pare nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana nga Madridi, pasi gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, me vendimin e dates 26 shkurt te vitit 2009, e ka denuar ate me 9 vjet burg, per kryerjen e vepres penale te “shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese”. Sipas hetimeve, zanafilla e historise ka nisur me daten 24 korrik te vitit 2001, kur Ilia Kotiu, alias Artan Dautaj, 39-vjec mesohet se ka marre me vete Trendafile. B, lindur ne fshatin Vertop te Beratit, me te cilen ishte fejuar disa muaj me pare duke u nisur me skaf nga Vlora ne drejtim te Italise. Sipas hetimeve mesohet se me te mberritur ne shtetin italian, Kotiu eshte nisur ne drejtim te Spanjes e me pas ne France, per te pasur nje jete me te mire. Sapo ka mberritur ne shtetin francez, i ekstraduari ka nisur te ushtroje dhune psikologjike dhe me pas fizike ndaj te fejuares se tij. Sipas deklarimeve te te demtuares, 39-vjecari i kishte premtuar vajzes se puna qe ajo do te kryente ishte e perkohshme, deri ne momentin qe ata te kishin nje shume lekesh per te jetuar, duke e detyruar ate qe te dilte ne rruge dhe te punonte si punetore seksi, nderkohe qe te ardhurat i mblidhte vete Kotiu. E detyruar nga i fejuari, por edhe nga dashuria per te, vajza eshte detyruar te pranoje kushtet e vendosura. Nga hetimi gjyqesor ka rezultuar se policia e vendit te huaj, e ka kapur vajzen ne rruge pa dokumente te rregullta, duke e riatdhesuar ate ne Shqiperi. Edhe pas mberritjes ne atdhe, 29-vjecarja ka pasur shprese se do te rishkonte serish tek i fejuari, duke mos treguar asgje se cfare i kishte ndodhur gjate kohes qe ishte jashte vendit. Por nga nje telefonate e ardhur prej te fejuarit, ajo ka mesuar se i ai ishte martuar me nje vajze tjeter dhe nuk do te kthehej per ta marre. Pas ketij momenti, vajza u ka treguar prinderve te saj, per jeten qe kishte pasur me te fejuarin dhe punen qe eshte detyruar te beje, nen kercenimin e ketij te fundit. Ne keto kushte pas humbjes se shpreses per nje rikthim te mundshem tek i fejuari, ajo depozitoi kallezimin penal ne seksionin e Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore. Pas denoncimit, policia ka shpallur ne kerkim 39-vjecarin, i cili kishte ndryshuar edhe gjeneralitetet e tij, nga Artan Dautaj ne Ilia Kotiu. Ne aeroportin “Nene Tereza” ne Rinas ai iu dorezua punonjesve te burgjeve, duke u derguar ne qeli per te vuajtur denimin e dhene nga gjykata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›