I vune gjobe, bien ne gracke
Dy te arrestuarit kercenuan me jete biznesmenin Gj. L, i cili denoncoi telefonaten anonime
Korce- Nje biznesmen eshte kercenuar me jeten ne kembim te 4 mije eurove. Policia e Korces ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Krimeve te Renda kane bere te mundur arrestimin e dy te te dyshuarve si autore te kesaj ngjarjeje. Operacioni per arrestimin e tyre u kodua “Liqeni i paster”. Ne pranga rane Aleks Hamzallari, 27 vjec lindur dhe banues ne Pogradec, i denuar me pare per “vrasje e mbetur ne tentative” dhe Meardi Berberi, 24 vjec, lindur dhe banues po ne Pogradec i pa denuar me pare.
Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda ka rezultuar se biznesmeni me inicialet Gj.L, eshte kercenuar. Ai ka marre nje telefonate anonime ku i kerkohej nje shume prej 4 mije euro, ne te kundert mosdhenia e kesaj sasie parash, do t’i kushtonte jeten. Pas fjaleve kercenuese, ai eshte drejtuar ne komisariatin e policise se Pogradecit, ku edhe ka depozituar nje kallezim penal. Menjehere jane angazhuar efektivat e policise ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Krimeve te Renda, te cilat kane instruktuar te demtuarin, duke e keshilluar qe te jepte nje shume te caktuar. Keshtu dy dite me pare ne oret e mbremjes eshte lene takimi mes tre personave. Qytetari nga Pogradeci ka dhene nje shume parash dhe eshte larguar, nderkohe qe dy te rinjte me makinen e tyre kane udhetuar drejt qytetit. Ne kete moment ka nderhyre policia qe i ka vene ata ne pranga, duke perfunduar me sukses dhe operacionin e nisur. Ne cilesine e proves materiale dy te arrestuarve iu sekuestruan 200 mije leke, te cilat dyshohet se ja kishin marre shtetasit Gj.L., nje automjet tip “Benz” me targa OH 112 F, dy celulare dhe nje diktofon. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ka rezultuar se keto mjete jane perdorur nga autoret gjate kryerjes se vepres penale. Uniformat blu ne bashkepunim edhe me prokurorine jane duke punuar per dokumentimin e te tjera veprimtarive kriminale qe mund te jene kryer ndaj subjekteve juridike e fizike, keta te fundit biznesmene, per te cilat dyshohet se jane autore Berberi dhe Hamzallari. Hetimet ndaj tyre do te ndiqen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per vepren penale te “shtrengim me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie pasurie ne bashkepunim”.