Qelloi per ta vrare pas sherrit, kapet i kerkuari
Shkoder-Nje 38-vjecar u arrestua mengjesin e djeshem pasi tentoi te vrase me arme nje person. Burime zyrtare te policise se Shkodres, bene te ditur se ngjarja ka ndodhur pese dite me pare ne lagjen “Manush Alimani”, kur Gjulin Radoja banues ne lagjen “10 Korriku”, qelloi me arme pas nje sherri per motive te dobeta 42-vjecarin F.Bajrami, banues ne lagjen “Salo Halili”. Fatmiresisht nga kjo ngjarje, ai nuk ka pesuar demtime fizike, ndersa autori u largua per t’i shpetuar arrestimit. Mengjesin e djeshem, policia ka bere te mundur arrestimin e 38-vjecarit Radoja, pas informacioneve te marra, per vendndodhjen e tij. Pas dokumentimit te ngjarjes, i arrestuari do te procedohet penalisht per “ Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” dhe “Armembajtje pa leje”.