E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria, 94 per qind e deklarojne

Pjesa me e madhe e zyrtareve te larte te Republikes se Kosoves, respektuan ligjin dhe afatet e tij per deklarimin e pasurive te tyre. Kjo u be e ditur nga Agjencia Kosovare kunder Korrupsionit (AKK) permes nje komunikate per mediat. Ajo sqaroi se afati per deklarimin e pasurise i caktuar konform ligjit kunder korrupsionit, kishte perfunduar me 25 prill. Nga te dhenat e mbledhura, rezulton se afro 93,5 per qind e 747 zyrtareve te larte, te cilet, konform ligjit, duhet te deklarojne pasurine, e kane permbushur kete obligim. "Jane gjithsej 48 zyrtare qe nuk e kane deklaruar pasurine", pohoi AKK. Ajo siguroi se veprimet e metejshme te institucionit ndaj tyre do te jene konform dispozitave ligjore. "AKK do te informoje fillimisht institucionin ku personat zyrtare ushtrojne detyren e tyre per uljen me 1/5-en e pages cdo muaj deri ne fillimin e procedurave te tjera te parashikuara ne Ligjin kunder korrupsionit", beri te ditur Agjencia Kosovare kunder Korrupsionit. Ne emrat e zyrtareve qe nuk kane deklaruar pasurine, spikasin dhe disa deputete te Kuvendit te Kosoves, i cili ka aprovuar ligjin, si dhe funksionare qe varen nga qeveria.

Ata qe nuk e deklaruan pasurine

Deputete ne Kuvend

1. Ali Lajci

2. Dragisha Miric

3. Eqrem Kryeziu

4. Etem Arifi

5. Hafize Hajdini

6. Ljubisha Civic

7. Mihailo Šcepanovic

8. Nait Hasani

9. Sabit Rrahmani

10. Slavica Petkovic

11. Vezira Emrus

12. Vladimir Todorovic

13. Zef Moi

QEVERIA

1. Habib Aliu - Drejtor i Departamentit te Administrates se Arsimit Parauniversitar

2. Arta Kelmenidi - Drejtor i Departamentit per te drejta Civile

3. Selami Berisha - Drejtor i Prokurimit

4. Florin Hoxha - Drejtor i Institutit per Hulumtimin e Teknologjise

5. Mon Zhubi - Drejtor i Departamentit te Administrates Qendrore

6. Emin Krasniqi - Zv. Minister ne MMPH

7. Naim Shala, Drejtor i Departamentit ligjor te MPB-se

8. Ylber Shabani - Drejtor ne Departament te Punes dhe Punesimit

9. Ilir Tolaj-Sekretar i Perhershem-MSH

10. Isa Latifaj-Drejtor i Revizionit te Brendshem-MSH

11. Fatime Aliu-Drejtor i Departamentit Ligjor-MSH

12. Ismet Hyseni-Drejtor i Departamentit te Prokurimit-MSH

13. Arsim Qavdarbasha-Drejtor i A.K.P.M-MSH

14. Fadil Shehu - Drejtor i Drejtoratit te Matjes-MSHP

15. Bedri Gashi, - Drejtor i Zyres per Informim-KM

16. Zahir Bunjaku, - Drejtor i Zyres per Buxhet dhe Financa

17. Shqipe Krasniqi, - Kryeshefe Ekzekutive-KM


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›