E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Barak Obama, pas viktimave dhe shkatërrimeve të mëdha që la pas tornadoja në qytetin e Oklahomës.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për shkatërrimet e shkaktuara nga tornado që goditi qytetin e Oklahomës duke lënë pas shumë viktima dhe dëme të mëdha.

Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta drejtuar familjeve të viktimave dhe popullit Amerikan.

Në këtë kohë zie dhe dhimbjeje për vendin Tuaj, mendimet dhe lutjet tona janë me Ju. Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta, thuhet në telegramin e ngushellimit të presidentes Jahjaga./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›