E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jepet verdikti për informatorin e Wikileaks

Një gjykatëse ushtarake thotë se ajo pret që të bëjë publik verdiktin të martën në lidhje me ushtarin, Bradley Manning i cili akuzohet për përkrahje të armikut duke i dhënë sekrete të SHBA-ve faqes së internetit, Wikileaks.

Gjyaktësja, Denise Lind, e paralajmëroi këtë të hënën, ditën e tretë të diskutimeve në procesin kundër Manning në Fort Meade.

25 vjeçari Manning, i cili mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Ai gjithashtu përballet me 20 pika të tjera të akuzës në mesin e të cilave edhe atë për spiunazh, mashtrim kompjuterik dhe vjedhje pasi e ka pranuar se ka dërguar qindra mijëra dokumente sekrete dhe disa fotografi nga fronti i luftës te Wikileaks, derisa ka punuar si analist i inteligjencës në Irak.

Përgjatë paraqitjes së argumenteve finale javën e kaluar, mbrojtja ka thënë se Manning ka qenë një informator naiv i cili ka dashur që të vë në dukje krimet e luftës.

Prokurorët thonë ai është një tradhëtar që dëshiron vëmendje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›