Humb kontrollin e mjetit, Aksidentohet me vdekje 47-vjeçari
01/06/2005 Përfundon në Kanal
FIER - Një tjetër aksident përgjak rrugët e Fierit. Rasti i aksidentit tragjik me pasojë fatale humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit është shënuar rreth orës 13.30 të ditës së djeshme, në fshatin Daullas, të rrethit Fier. Si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit, tip “Volksvagen”, me targë FR 2674 B, ka dalë jashtë rrugës duke përfunduar në kanal. Për pasojë, ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i tij 47-vjeçari Agron Kuqi, banor i fshatit Daullas. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të policisë rrugore, të cilët kryen veprimet e para hetimore. Gjatë veprimeve të para proceduriale u konstatua se shkaku i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të ecjes me shpejtësë tej normave të lejuara të drejtuesit të mjetit.