Mjekët e ardhshëm, pirësit më të mëdhenj të duhanit

01/06/2005 Rreth 37 për qind e studentëve konsumojnë rregullisht duhan, në Fakultetin e Mjekësisë, 70 për qind
Studentët e mjekësisë janë ata që do të bindin pacientët mbi dëmet që shkakton në organizmin e tyre duhani, por pikërisht ata janë dhe konsumuesit më të rregullt të cigareve. Instituti i Shëndetit Publik ka zhvilluar një sondazh mbi duhanin, ku si rezultat ka dalë se në degën e mjekësisë 73.2 për qind konsumojnë cigare rregullisht, ndërsa te studentët e tjerë kjo përqindje është 37.1 për qind. Një pjesë e mirë e studentëve që janë për farmaci, mjekësi apo stomatologji, mendojnë se pirja e duhanit në shkollë dhe klinikat mjekësore ku bëjnë praktikë, duhet ndaluar dhe jo vetëm kaq, por dhe duhet ndëshkuar. Gati mbi 95 për qind e studentëve janë të mendimit se pirja e duhanit duhet ndaluar në vendet të mbyllura.
Imazhi i mjekut
Roli dhe imazhi është esencial në promovimin e një jete dhe kulture pa duhan, thotë specilisti Rolan Shuperka. Profesionistët e shëndetit mund të ndihmojnë njerëzit duke dhënë këshilla, duke i drejtuar dhe duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me përdorimin e duhanit dhe efektet në shëndet.
Femrat
Ajo çfarë vihet re është shtimi i pirjes së duhanit nga femrat. Në çdo kategori, femrat duhanpirëse në përqindje po afrohen shumë me meshkujt. Kështu, në 37.1 për qind të studentëve që tymosin rregullisht cigare, 41.3 për qind janë djemtë, ndërsa vajzat 32.3 për qind.
Epidemia në vendet e pazhvilluara
Epidemia e duhanit po vazhdon të jetë në rritje. Epidemia po shtrihet sidomos në vendet pak të pazhvilluara. Industria e duhanit ka një treg të jashtëzakonshëm në këto vende, ku gjejnë masa të dobëta për kontrollin e duhanit, si dhe një numër të madh konsumatorësh të rinj, kryesisht femra.
Duhani dhe varfëria
Lidhja mes duhanit dhe varfërisë është e prekshme në çdo fushë. Epidemia e duhanit po zhvendoset tek të varfërit dhe më pak të arsimuarit në të gjithë Botën. Industria e duhanit ka në shënjestër vendet në zhvillim, aty ku ka më pak rezistencë për të futur produktet e saj dhe ka një treg të ri shumë të fuqishëm, sidomos femrat dhe të rinjtë. Efekti i konsumit të duhanit shkon përtej fushës së duhanit dhe varfërisë në kuptimin e ngushtë. Duhani ndikon negativisht dhe në fusha të tjera që reflektojnë varfëri, si shëndeti i nënës, vdekshmëria foshnjore dhe shëndetit.
Në botë
1.3 miliardë duhanpirës
4.9 milionë njerëz vdesin çdo vit nga duhanpirja
Nëse vazhdon kjo duhanpirje
10 milionë do të jetë numri i vdekjeve deri në 2020
70 për qind e vdekjeve do të jenë në vendet në zhvillim
Sëmundjet
Lista e njohur: kanceri i mushkërive, ezofagut, larinkit, grykës, fshikëzës, sëmundje kronike pulmonare, kardiovuskulare dhe dëmtime të sistemit riprodhues
Lista shtohet me:
Katarakti, pneumonia, kanceri i stomakut, kanceri i pankreasit, periodontiti
Foshnjet e nënave që pijnë duhan, peshojnë 200 gramë më pak
Vajzat duhanpirëse, probleme hormonale
Nuk thuhet aspak për të trembur vajzat dhe nënat e reja, por duhani shkatërron shëndetin riprodhues. Konkretisht pirja rregullisht e cigareve bën që të ulet niveli i esterogjenit, hormoneve femërore. Kjo shkakton çrregullim të ciklit menstrual dhe ardhje me shqetësime, dhimbje. Nëse ulja e nivelit të hormoneve te përdoruesit e drogës është e dukshme dhe e menjëhershme, te përdoruesit e cigares, kjo ulje është e ngadalshme, por jo pa pasoja. Ndërkohë është vërtetuar tashmë, se foshnjat e lindura nga gra që pijnë duhan peshojnë rreth 200 gramë më pak se foshnjet e lindura nga joduhanpirëset. Sa më shumë cigare pi nëna gjatë shtatzënisë, aq më pak do të peshojë fëmija i saj. Lindja nën peshë është sëmundjeshmëria dhe qëndrueshmëria e zhvillimit. Duhani ndikon negativisht edhe në fusha të tjera, që reflektojnë varfëri si shëndeti i nënës, vdekshmëria foshnjore dhe e shëndetit.
Dega mjekësi
4 në 10 studentë konsumojnë duhan
73.2% konsumojnë rregullisht cigare
Meshkuj 88.3%, femra 68.0%
43.3% konsumojnë herë pas here
Meshkuj 65.1%, femrat 35.7%
14.1 për qind mendojnë se shkolla duhet të ndalojë pirjen e duhanit në shkollë dhe klinika
41.4 mendojnë se shkolla duhet t’i detyrojë dhe t’i ndëshkojë pirësit e duhanit në shkollë e klinika
97.9% mendojnë se pirja e duhanit duhet ndaluar në vende publike
Dega stomatologji
3 në 10 studentë konsumojnë rregullisht duhan
59.2 për qind përdorues të rregullt të cigares
meshkuj: 87.7%, femra: 44.6%
30.1 për qind pijnë cigare herë pas here
meshkuj: 38.0%, femra: 27.1%
29.3% duhet ndaluar përdorimi në shkollë dhe klinika
100% mendojnë se duhet ndaluar në të gjitha ambientet e mbyllura
Dega farmaci
5 në 10 studentë konsumojnë rregullisht cigare
66.8% konsumojnë rregullisht cigare
meshkuj: 91.9%, femra 57.6%
47.1% konsumojnë herë pas here
meshkuj: 65.8%, femra: 38.9%
13.1% mendojnë se shkolla duhet të ndalojë pirjen e cigares në shkollë dhe klinika
92.0% mendojnë se duhet ndaluar në të gjitha ambientet e mbyllura
Dega infermieri
4 në 10 studentë pijnë cigare rregullisht
62.6% konsumojnë rregullisht cigare
meshkuj: 80.6%, femra: 36.4%
41.5% konsumojnë herë pas here
meshkuj: 57.5%, femra: 36.4%
94.3% mendojnë se tymosja duhet ndaluar në të gjitha ambientet
24.1% mendojnë se tymosja duhet ndaluar në shkollë dhe klinika
29.5% mendojnë se shkolla duhet ta ndëshkojë tymosjen në ambientet e saj dhe në klinika
Përdorimi i cigareve nga të rinjtë
37.1% e studentëve tymosin rregullisht cigare
Djemtë: 41.3%, vajzat: 32.3%
6 në 10 studentë mendojnë se të pish cigare para të tjerëve është e turpshme
9 në 10 studentë mendojnë se pirja e duhanit në vende publike duhet ndaluar
7 në 10 përdorues duan të heqin dorë nga duhani