Themelohet lidhja botërore e diasporës shqiptare
01/06/2005 Për herë të parë në historinë e saj, diaspora e re dhe e vjetër mbarëshqiptare bashkohet nën idealin e vetëm dhe sublim: ATDHEU MBI TË GJITHA.
Kjo ndodhi gjatë Kongresit të parë botëror të Diasporës mbajtur më 28-29 Maj në kryeqëndrën e turizmit europian, Rimini të Italisë. Dyqind delegatë, përfaqësues të komuniteteve të tyre, nga të katër anët e botës, ju përgjigjën thirrjes dhe morën pjesë në këtë eveniment historik duke u mbledhur në sallën e kongreseve të zinxhrit hotelier "Albanesi Hotels", pronë e arbëreshit Franco Albanesi. Të ardhur nga Kanadaja, SHBA-ja, Zvicra, Anglia, Kroacia, Gjermania, Franca, Australia e sigurisht nga Italia, por dhe dy delegatë praktikisht të veçantë nga komuniteti i vogël shqiptar i Brazilit, i dhanë jetë kongresit në një axhendë tejet të ngjeshur dy ditore. Në orën 09.00 të datës 28, pas tingujve të hymnit kombëtar që u këndua nga të gjithë të pranishmit, punimet e Kongresit i hapi organizatori i tij, kryetari i lidhjes shqiptaro-arbëresh në Itali, shkrimtari Alban Kraja. Më pas përfaqësuesja e grave shqiptare, Zonja e nderuar Vitore Stefa Leka lexoi përshëndetjen që simboli i Diasporës mbarëshqiptare NMT Leka I Zogu u drejtonte Kongresmenëve, gjë që u përcoll mes një entuziazmi të përgjithshëm.
Në vijim kongresmenët referuan me rradhë dhe sollën dëshmitë mbi situatën e komuniteteve të tyre, eksperiencën dhe mbi të gjitha nevojën e krijimit të një organizmi mbarëshqiptar në Diasporë që të bashkojë dhe të përfaqësojë interesat e të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen e mbi të gjitha që ky organizëm ta afrojë më tepër Diasporën me vendin e origjinës dhe ta vejë Diasporën në shërbim të Tij. Në fund të ditës së parë për kongresistët u shtrua një banket dhe u ndoq interpretimi i monodrames, "Amaneti Adem Jasharit". Në mengjesin e ditës së dytë të Kongresit, përfaqësuesi i komunitetit shqiptar të Britanisë së Madhe Prof. Talat Pllana u propozoi kongresmenëve hedhjen e bazave për krijimin e një strukture gjithëpërfshirëse dhe apolitike, ku të mendohet jo vetëm bashkimi i Diasporës por dhe aktivizimi i saj në mënyrë që me peshën që ajo ka, të ndikojë fuqimisht në zgjidhjen e problematikave që asfiksojnë sot shoqërinë tonë në hapësirën mbarëshqiptare. Një vend të veçantë në ditën e dytë të Kongresit zuri dhe çështja e Kosovës, mbi të cilën referoi gjerësisht kompozitori dhe anëtari i akademisë së kompozitorëve në Mbretërinë e Bashkuar, Prof. Akil Koci. Në vijim nga të gjithë të pranishmit u vu theksi mbi nevojën e zgjidhjes sa më parë të statusit përfundimtar të Kosovës. Në këtë kontekst u hartua dhe u miratua një rezolutë që do ti dërgohet instancave kompetente, ku thuhet se pavarësia e Kosovës, multietnike dhe e konvivencës paqësore, konsiderohet si e panegocueshme. Përfaqësuesit e Diasporës shqiptare të Kroacisë u treguan ndër më të zjarrtët në mbështetjen e kësaj rezulute dhe gjatë ndërhyrjeve të tyre sollën dhe dëshmitë e dhimbeshme të konflikteve në ish-republikat e Jugosllavisë që u përgjakën këto vitet e fundit. Më pas, në referatin e tij, përfaqësuesi i shqiptarëve etnik të Maqedonisë, Dr. Ruzhdi Latifi kërkoi që të mbështetet e drejta shtetëformuese e komunitetit shqiptar atje dhe të respektohet marrëveshja e Ohrit. Pas pushimit të drekës për të pranishmit u shfaq baleti "Liqeni i Mjelmave" drejtuar dhe interpretuar nga balet maestri i shquar shqiptar me banim në Zagreb, Ilir Kerni.
Më pas në fjalën e tij përshëndetëse, zv/ministri i jashtëm Italian, Senatori Gianpaolo Bettamio, që ndoqi punimet e Kongresit, premtoi që qeveria dhe shteti i tij do të jenë përherë afër Shqipërisë dhe do ta mbështesin në përpjekjet e saja për të hyrë në KE. Gjithashtu Ai vlerësoi kontributin e popullit mik shqiptar në ruajtjen e paqes dhe si faktor stabiliteti në rajonin ballkanik.
Mbasditen e datës 29 morën fjalën dhe referuan shumë eksponentë të tjerë, si përfaqesuesi i gjeneratës së re Alban Daci, çmimi nobel për vitin '87 për artin figurativ, iraniani me pasaportë shqiptare Prof. Masrur Imani, përfaqësuesi i shqiptarëve të Toskanës Durim Meta, i Piemontes Tomor Imeri, të Venecias Madlena Kelmendi e cila propozoi krijimin e strukturave për mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve të lindur jashtë Atedheut, drejtuesja e gazetës së shqiptarëve të Italisë "Rrënjët" Jorida Agolli e shumë të tjerë.
Në fund, dyqind delegatët e kongresit miratuan nevojën e krijimit të një kryesie të LBDSH-së (Lidhjes Botërore të Diasporës Shqiptare) e cila do të punojë për hartimin e një platforme dhe programi gjithëpërfaqësues.
Me unanimitet nga të pranishmit u zgjodh Kryetar i kryesise së LBDSH-së shkrimtari shqiptar me banim në Itali, Dr. Alban Kraja dhe u vendos që Kongresi tjetër të mbahet në Prishtine vitin që vjen si dhe ndërmjet të mbahet Konferenca e përgjithëshme e Lidhjes në Londër, në fund të tetorit të këtij viti.