Shqipëri-Mal i Zi marrëveshje vetëm për protokolle zyrtare
01/06/2005 Prej 5 vitesh firmosën marrëveshje mes dy vendeve për turizmin, pala jonë nuk përmbush kushtet
SHKODER - Hapja e sezonit turistik të plazhit të Velipojës dhe atij të Shirokë–Zogaj, nuk po shoqërohet me asnjë shenjë të bashkëpunimit turistik të Shkodrës dhe Malit të Zi. Duket se shprehja e urtë popullore, “nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë” kësaj radhe jo vetëm që ka vend, por ka dhe dëshmi të lëna në dhjetëra marrëveshje të firmosura mes të dyja palëve për bashkëpunim.
Shqetësimi bëhet i ditur nga burime të Bashksië së Shkodrës.
Lidhur me këtë bashkëpunim është bërë vazhdimisht një propogandë e madhe, pasi vite më parë e në vazhdim, u arritën një sërë marrëveshjesh në mes të dy palëve. Por, konkretisht, edhe këtë vit nuk po serviret te pushuesit asnjë projekt konkret që të jetë fryt i një bashkëpunim dypalësh mes qyteteve të dy vendeve tona fqinje, bëjnë të ditur të njëjtat burime të pushtetit lokal.
Marrëveshjet
Ka një histori gati 5-vjeçare të hedhjes në letër të ideve për bashkëpunim mes Shkodrës dhe qyteteve të ndryshme bregdetare të Malit të Zi. Marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e turizmit kanë nisur të nënshkruhen që në vitin 2000, saktësojnë burimet e bashkisë.
Më 4 dhjetor vitit 2004, nga Ministria e Turizmit të shtetit fqinjë, Mal i Zi dhe Komitetit të Zhvillimit të Turizmit në Shqipëri, u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit ndërmjet tyre në fushën e turizmit, ku të dyja palët përfaqësuese u angazhuan që të merrnin masat e duhura në drejtim të nxitjes së lëvizjes së turistëve në të dy krahët, sidomos në periudhën e verës. Por që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje asnjëherë nuk është vënë re ndonjë nxitje reale për lëvizjen apo shkëmbimin e turistëve nga të dy anët e kufirit, pavarësisht se shkëmbime njohjeje individuale, apo nga nxënës shkollash, ka pasur vitin e kaluar, por edhe këto në të shumtën e rasteve kanë qenë në të njëjtin drejtim, atë Shkodër–Ulqin, apo Shkodër–Podgoricë, bëjnë të ditur të njëjtat burime.
Përveç kësaj, lidhur po me fushën fitimprurëse të turizmit, në protokollin e vitit 2000, u parashikua edhe përgatitja e një konvente bashkëpunimi turistik, e cila do të kontribuonte në lidhjen e kontratave reciproke ndërmjet hotelierëve privat. Por edhe ky proces deri tani nuk i ka dhënë frutet e veta, ku si shkak kryesor mbetet pala shqiptare, thonë burimet.
Shkaqet
Sipas drejtuesve të pushtetit lokal në Shkodër, mësohet se numërohen disa arsye përse këto marrëveshje nuk funksionojnë, por secili nga këto motive i ngelet palës sonë “në derë”. Problemet kryesore duket se kanë dalë nga hotelet, pasi ato nuk janë të pajisura, apo janë të pajisura pjesërisht me dokomentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit të turizmit, ndërkohë që në anën malazeze hotelet private janë të pajisur me liçensat përkatëse.
Edhe zhvillimi i turizmit përgjatë Liqenit të Shkodrës në plazhin e Shirokës dhe të Zogajt, ka mbetur prapa dhe përsëri defekti kryesor ka mbetur nga ana jonë për mungesë të shpalljes së këtij liqeni “Park kombëtar”, ndërkohë që pala fqinje e ka kryer detyrimin ndaj liqenit më të madh në Ballkan, vite më parë, shprehin në mënyrë të përsëritur këtë shqetësim drejtuesit lokal. Përveç këtyre marrëveshjeve, në protokoll ka mbetur edhe nënshkrimi i marrëveshjes së lundrimit ndërmjet dy vendeve në prill të vitit 2004, në bazë të së cilës parashikohej vënia në funksionim e linjës ndërkombëtare, ujore, turistike Shkodër-Vir Pazar, e cila nuk duket se do të vihet në funksionim këtë sezon turistik, si pasojë e mospërfundimit të stukturave pritëse përkatëse.
Çdo vit pushues të shumtë nga qyteti i Shkodrës, nga rrethinat e tij, por edhe nga qytete të tjera të vendit tonë, “zbarkojnë” në plazhet e ndryshme të Malit të Zi për të kaluar pushimet verore. Vite më parë plazhet turistike të Ulqinit, Budvës etj., ishin luks vetëm i një pjese që mund të cilësohej si në gjendje të mirë ekonomike. Por vitet e fundit situata duket se ka ndryshuar. Biznesi malazez ofron kushte e oferta jo pak ekonomike për pushuesit shqiptarë për të kaluar pushime të këndshme dhe kjo duket në numrin e madh të personave që kalojnë në pikat e kalimit kufitar gjatë sezonit veror.
Lëvizja e pushuesve prej shumë vitesh ka vetëm një kahje. Shqiptarë që udhëtojnë drejt pikave turistike malazeze. Shumë pak shtetas nga Mali i Zi i afrohen plazheve tona për të bërë pushimet verore.