E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb me Tiranen akuza per trukim ndaj Kastriotit

Pasi eshte njohur dhe me doreheqjen e trajnerit Ramazan Ndreu deklaroi largimin fill pas perfundimit te kesaj sfide njeshi i klubit krutan Artan Djala deklaroi se do te ekzaminonte deri ne detaj cka ndodhi ne sfiden e djeshme. Se pari ne do te ulemi se bashku me donatoret dhe do ta rishikojme dhe nje here kete doreheqje qe kerkon trajneri Ndreu. Por une mendoj duke pare ne teresi gjerat se nuk eshte e keqja e kesaj skuadre trajneri por lojtaret. Dhe akuzat e Djales jane ne teresi per lojtaret teksa ben te ditur se nje shperfytyrim i tille ne harkun e dhjete minutave nuk eshte normale per nje skuader profesioniste. Ne dhjete minuta Tirana ka dale kater here vetem me porten tone. Dhe ju e pate vete. Me thoni atehere a eshte gabim njerezor Asnjehere eshte tolerim dhe kjo nuk ka per te kaluar kaq lehte. Ne jemi treguar korrekte me skuadren i kemi bere te gjitha pagesat ne kohen e duhur edhe pse jetojme ne kushtet e nje krize te thelle boterore. Sot ne kemi lene nje mbledhje me te gjithe skuadren sepse kjo humbje ndaj Tiranes edhe pse eshte luajtur ne transferte per gjithcka qe ka ndodhur ne fushen e lojes nuk mund te kaloje kaq lehte ka thene Djala. Nderkohe persa i perket takimit kroati Pero Pejic shenoi dy gola i pasuar edhe nga rrjetat e Plakut dhe Liles. Bardheblute e kane nisur vrullshem takimin. Qe ne minuten e dyte Sebino Plaku ka dhene sinjalin e pare se per Kastriotin do te ishte nje 90 minutesh i veshtire. Ndersa ne minuten e 9-te do te vije goli i pare me ane te Pejicit. Ndreu e shikon qe te Kastrioti mbizoteron rremuja dhe menjehere ben dy nderrime. Trajneri i krutaneve fut ne loje dy mbrojtes Kalarin dhe Zore ndersa ka nxjerre Lecin dhe Shametin. Megjithate serish miqte e kane te veshtire te reagojne. Nga ana tjeter bardheblute vazhdojne qe te sulmojne. Dhe Pejic do te shenoje serish. Ne 45 minutat e dyta serish jane lojtaret kryeqytetas me kerkues ndaj golit por shenjestra e Plakut do vije diku nga fundi ne minuten e 83-te. Lojtari krijon raste te tjera por bardheblute kane luksin te shperdorojne shume. Ne fund ne minuten e 90-te ka vend edhe per golin e Liles.

Nderrimet/ Shameti e Leci jashte per 10 minuta

Sapo eshte pesuar goli i pare ne porten krutane teksa ka shenuar Pejic trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu ka marre masen ekstreme te nxjerrjes se dy lojtareve menjehere. Ishte vetem minuta e dhjete dhe Shameti e Lezi e kane pare veten jashte fushe teksa jane zevendesuar nga Zore e Kalari. Nje ndeshkim i menjehershem dhe duket se dhe shigjetat per humbjen nga drejtuesit krutane drejtohen mbi dy lojtaret. Por edhe pas nderrimeve Kastrioti nuk e permiresoi lojen por pesoi dhe tri gola te tjere te cilet cuan ne doreheqjen e disate te Ramazan Ndreut nga pankina. Duhet kujtuar se dhe sezonin e kaluar ne perfundim te ndeshjes me Skenderbeun te cilen e humbi ne Kruje 1-2 ai dha doreheqjen. Por ne fund nuk e pranoi presidenti Djala dhe Ndreu u rikthye. I njejti veprim perseritet teksa duket se edhe kete here Djala do ta riktheje ne krye te pankines. Superiore/Java 15

Dje
Tirana-Kastrioti 4-0
Shenues Pejic 9 37 Plaku 82 Lila 90
Sot
Bylis-Flamurtari 1300
Teuta-Besa 1300
Neser
Elbasani-Laci 1300
Vllaznia-Skenderbeu 1600
Te henen
Shkumbini-Dinamo 1300

Renditja

Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 14 10 1 3 31
2. Skenderbeu 14 9 1 4 28
3. Tirana 15 7 4 4 25
4. Dinamo 14 7 3 4 24
5. Vllaznia 14 7 3 4 24
6. Teuta 14 6 3 5 21
7. Laci 14 5 2 7 17
8. Shkumbini 14 5 2 7 17
9. Kastrioti 15 4 5 6 17
10. Bylis 14 3 3 8 12
11. Elbasani 14 3 3 8 9
12. Besa 14 1 6 7 9
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.

LEONARD KARAJ

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›