E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetehelmohet me fostoksine adoleshentja

ELBASAN - Nje 16 vjecare eshte vetehelmuar me fostoksine. Vajza me iniciale F. C., me banim ne fshatin Griqan ne Elbasan, ka perfunduar ne gjendje te rende per jeten ne Spitalin Kirurgjik te Elbasanit, pas perdorimit nga goja te helmit te fuqishem toksik, fostoksine. Sipas burimeve nga policia, e mitura eshte pikasur nga familjaret rreth ores 17:30 te pasdites se djeshme, ne kohen kur ndodhej nen efektin e helmit. Keta te fundit e kane derguar menjehere ne Spitalin Kirurgjikal te Elbasanit, ku edhe ka marre ndihem e nevojshme. Mesohet se adoleshentja eshte jashte rrezikut per jeten. Policia ka marre ne pyetje familjaret, por ende mbeten te paqarta arsyet e ndermarrjes se vendimit ekstrem te 16-vjecares. Te dhenat e para hetimore, tregojne se ajo e ka marre me dashje helmin nga goja. F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›