Humbet Energi, Skela jep asistMesfushori shqiptar ishte autori i asistit të golit të parë të Kotbusit, të realizuar qysh në minutën e 2-të, të realizuar nga Iliev. Skela, i cili tregoi edhe në këtë ndeshje diçka nga magjia e tij, dhuroi emoci

Edhe pse Energi kaloi dy herë në avantazh kundër Bokumit, Kotbusi i Ervin Skelës në fund të takimit nuk arriti të sigurojë qoftë edhe një pikë në humbjen dramatike 3-2 me rivalin direkt për mbijetësë në Bundesligën 1.
Mesfushori shqiptar ishte autori i asistit të golit të parë të Kotbusit, të realizuar qysh në minutën e 2-të, të realizuar nga Iliev. Jula shënoi golin e dytë për Kotbusin, ndërsa Epale, Fuks e Pfercel (me penallti) firmosën fitoren për Bokumin, me të cilin aktivizohet mbrojtësi kosovar Mërvim Mavraj (90 minuta të plota për të).
Skela, i cili tregoi edhe në këtë ndeshje diçka nga magjia e tij, dhuroi emocione të mëdha në minutën e 68-të, kur ekzekutoi bukur nga një pozicion një gjuajtje të lirë. Ervini luajti gjatë gjithë tamimit dhe u ndëshkua edhe me një karton të verdhë.
Hanoveri i Altin Lalës fitoi 1-0 me Bajer Leverkuzen, Brugnik shënoi në minutën e 33-të. Lala edhe në këtë nuk ishte në bankinë, pasi mesa duket edhe pse po stërvitet, ende nuk është gati për lojë.
Karlsruhe e Edmond Kapllanit do të luajë të dielën kundër Shtutgartit.
E Shtune, 28 Shkurt 2009