Humbet Vllaznia, lëkundet Josa

Teuta, që e luajti pjesën e dytë me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësi Pashaj (faull ndaj Kapajt), ia doli të fitojë 1-2 me Vllazninë vendase me një gol në minutën e 93-të, të realizuar nga pika e bardhë me anë të Hodos.
Ish-mesfushori i Dinamos, Ilirjan Caushaj shënoi golin e parë për Teutën në minutën e 52-të, por sulmuesi më i mirë i Kombëtares U-21, Xhevair Sukaj vendosi ekulibrat në fushë në minutën e 58-të. Goli i realizuar me penallti nga formacioni i Kristaq Miles u dhuroi tri pikë të mëdha "djemve të detit" dhe vendin e nëntë në renditje. Kjo ishte dhe fitorja e parë sezonale e Teutës pas dy humbjeve rresht me Vllazninë (3-0, fazën e parë dhe 2-0, fazën e dytë).
Për të vecuar është fakti Vioresin Sinani, golashënuesi më i mirë i kampionatit (14 gola) nuk shënon prej tre javësh.
Formacioni shkodran ndodhet tashmë në vendin e gjashtë pas Besës (fitoi 1-0 me Kastriotin), Tiranës (fitoi 1-0 me Flamurtarin) dhe Elbasanit (fitoi 1-0 me Shkumbinin).
Pozitat e trajenerit Mirel Josa janë shumë të dobëta dhe vetëm kualifikimi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë (barazoi me Besën 2-2 në takimin e parë në Kavajë) mund të sigurojnë vazhdimësinë teknikut tiranas në bankinën e lëkundur shkodrane.
Ky ishte edhe takimi i 140-të midis dy ekipeve, që prodhoi edhe fitoren e 31-të durrsakëve: 67 fitore Vllaznia (35 barazime, golat 68-39 për shkodranët).