SuperLushnja - SuperBylis

KATEGORIA E PARË - Tre kryesuesit e Kategorisë së Parë, Bylis, Apolonia e Lushnja, bënë detyrat e shtëpisë teksa fituan edhe me rezultate befasuese me kundërshtarët e tyre në javën e 22-të të Kategorisë së Parë.
BYLIS-TEPELENA 6-0
Bylis i Faruk Sejdinit arriti një fitore tenistike 6-0 me Telenën, që koleksion humbje të thella njëra pas tjetrës (në ndeshjen e prapambetur humbi 5-0 me Bilishtin). Bylis kryeson sërish i vetëm me 48 pikë, një më shumë së Apolonia dhe Lushnja (të dyja nga 47 pikë).
APOLONIA-TOMORI 2-0
Apolonia e Gert Haxhiut konfirmoi formën e mirë të saj në ndeshjet e para të fazës së dytë, duke fituar 2-0 me Tomorin e Lakos.
LUFTETARI-LUSHNJA 3-5
Një rezultat shumë befasues në Gjirokastër, aq më tepër kur në 10 minutat e para Luftëtari vendas kryesoi 2-0, për t'i mbyllur 25 minutat në avantazh të lushnjarëve të Artan Banos, 2-3. Më tej ndeshja pati vetëm argëtim, pasi 8 gola në një takim janë jo pak.
TË TJERAT
Adën e Ylber Zanit fitoi 1-0 Erzenin Fundim Dollakut. Fitore në shtëpi arriti edhe Gramshi (2-0) me Turbinën e Bardhyl Minxhaj, që pëson humbjen e tretë radhazi. Skrapari i Luftar Gurit regjistroi nëj tjetër fitore pas asaj me Sopotin një javë më parë. Kësaj radhe skrapalinjtë fituan 1-0 me Dajtin, një rival i mezit të artë të Kategorisë së Parë. Burreli i Përparim Daiut fitoi 2-0 me Pogradecin e teknikut të njohur Ilir Medini. Nga një pikë u ndanë në takimet Naftetari-Laci (0-0) dhe Sopoti-Bilishti (0-0).
Kategoria e Parë
Java 22
Rezultatet
Skrapari-Dajti 1-0
Ada-Erzeni 1-0
Burreli-Pogradeci 2-0
Bylis-Tepelena 6-0
Sopoti - Bilishi 0-0
Gramshi-Turbina 2-0
Naftetari-Laci 0-0
Luftetari-Lushnja 3-5
Apolonia-Tomori 2-0