E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sforcim minimal, fitore minimale

Një sforcim minimal për një fitore minimale, madje të arritur qysh në limitin e fundit minutës së parë, kur golashënuesi më i mirë i Partizanit, Gjergji Muzaka realizoi me një goditje cinike duke i siguruar një trepikësh thelbësor të kuqve kundër Besëlidhjes (1-0) në "Qemal Stafa".
Partizani u barazua përkohësisht me pikë me Dinamon (nga 45 pikë), që nga ana e saj do të luajë në kryeqytet me Skënderbeun e vendit të fundit.

Kjo ishte fitorja e tretë sezonale e Partizanit ndaj formacionit lezhjan dhe, tekniku Lika mund të mburret se ka mposhtur tre teknikë të ndryshëm: Nicën (në fazën e parë, 2-1), Kullin (në fazën e dytë, 4-0) dhe Gjylën (në fazën e tretë, 1-0) edhe pse presidenti Xhani do të donte të mundte Neptun Bajkon, i shkarkuar nga drejtuesit e Besëlidhjes, pas fitores me Skënderbeun (!).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›