E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbet betejën me vdekjen, ndërron jetë Sokrates

Sokrates Brasileiro Sampaio de Souza Vieira de Oliveira, ose thjesht Sokrates, ish-kapiteni i kombëtares braziliane të futbollit, ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare. Ai u shtrua në spital të premten, në reanimacion, në spitalin San Paolo. Të shtunën, përmes një deklarate, spitali ku ai u shtrua deklaroi se gjendja e tij ishte kritike si pasojë e një shoku septik, në origjinë të të cilit ishte një problem në zorrë. Ai ishte dërguar në spital në gusht dhe shtator me hemoragji në aparatin tretës. Pas këtyre problemeve, Sokrates pranoi se kishte patur probleme me alkoolin dhe duhanin edhe gjatë karrierës si futbollist. Në një intervistë televizive, ai e kishte quajtur alkoolin si “mikun më të mirë” dhe besonte se të pirit nuk ndikonte në përfomancën në fushë. Sokrates, i cilësuar si një nga mesfushorët më të medhenj të të gjitha kohërave, ngriti lart kupa për Brazilin, prej viteve 1979- 1986 dhe shënoi 22 gola. "Më vjen shumë keq për Sokrates, është pak edhe i yni: është një pjesë e historisë sonë". Ky është homazhi që i bën Kampioni i Botës me Italinë në 1982 dhe autor i tre-golëshit të famshëm ndaj Brazilit, që kishte si kapiten atëherë pikërisht të ndjerin Sokrates, Paolo Rosi. "Më kujtohet goli që i shënoi Dino Zofit, ishte vetëm për vetëm - vazhdon Rosi duke komentuar vdekjen e ish-mesfushorit të Seleçaos - nuk mund ta besoja se do mund ta arrinte atë gol", përfundoi legjenda e Italisë dhe Juventusit në futboll, Paolo Rosi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›