Humbet gjelberimi tani vetem 2 meter katror per banor
Tirana ka humbur hapësirat e gjelbërta. Nëse popullsia në kryeqyetet është rritur disa fish krahasur me 20 vite më parë, hapësirat e gjelbërta janë drejt zhdukjes krahasuar me normën e Bashkimit Evropian, e cila është 7 metër katror për banor. Kështu shprehet për Albanian Screen, ish-drejtori i Gjelbërimit të Tiranës deri ne vitin 2000.
“Tirana ka patur në vitet ’90 mbi 10 metër katror gjelbërim për banor. Në vitin 2000, Tirana ka patur 3 metër katror gjelbërim për banor. Por e keqja më e madhe qëndron në faktin se edhe pas 11 vjetësh megjithëse janë bërë disa punime vogla, janë mbjellur disa bimë përsëri sipërfaqja e gjelbert për metër katror për banor në Tiranë nuk është as 3 metër, por është 2.8 metër”- tha Hafiz Marku, ish-drejtor i Gjelbërimit të Tiranës.
Por përballë kësaj situate shqetësuese, e cila ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e popullatës në kryeqytet, ekspertët e mjedisit propozojnë disa zgjidhje.
“Janë mbi 40 rrugë në qytetin e Tiranës që nuk kanë akoma bimë, nuk kanë gjelbërim rrugor, dekorativ. Mund të krijohen më shumë se 70 apo 80 lulishte të vogla ose parqe në mes të pallateve, mund të shtohen edhe pjesë të parqeve më të mëdha të qytetit”- tha Marku.
Mungesën e hapësirave të gjelbërta në Tiranë vetëm disa javë më parë e pranuan dhe specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët u shprehën se si pasojë e reduktimit të tyre, ndotja e ajrit në kryeqytet ka arritur shifra alarmante.
Edlira Sulejmani