E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbin jeten nga energjia elektrike dy vellezer ne Tepelene

Dy vellezer nga fshati Salar, Tepelene, humbën jetën si rezultat i kontaktit me energjine elektrike.

Njazi dhe Xhevit Goga, përkatësisht 40 dhe 35 vjeç, barinj në malin e Kendervices, 4 kilometra larg fshatit Salari te Tepelenes, kane humbur jeten si rezultat i defektit të gjeneratorit, qe ata e përdornin në mal për të nxjerrë ujë për bagëtitë nga një pus.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme kur Njazi Goga ka kane vene ne pune gjeneratorin, por ka rënë në kontakt me korentin. Ndërkaq, vëllai i tij ka tentuar të shpëtojë vëllanë por edhe ky ka gjetur vdekjen nga energjia. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur të nxjerrin në kohë rekord dy viktimat.

Vëllezërit Gogo janë viktimat më të fundit mes njerëzve që kërkojnë burime të ndryshme për sigurimin e ujit të pijshëm. Policia tha se është duke vazhduar hetimet në lidhje me ndërtimin e këtij pusi, por ajo sqaroi zyrtarisht se vdekja ka ardhur nga energjia elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›