Gattuso, i gatshëm të luajë gratis

Qëndrimi jashtë fushës është i vështirë për ata që janë mësuar të luftojnë në të. Mesfushori defansiv i Milanit, Gennaro Gattuso nuk ka humbur dëshirën të rikthehet në fushë, pas problemit të rëndë në sy.
“Ndihem pak më mirë, shpresoj që pas një jave të jem në gjendje të punoj në nivelin fizik. Futbolli më mungon, nëse do të varej nga unë, do të kthehesha menjëherë në fushë” tha Gattuso për Milan Channel.
“Më mungon adrenalina e ndeshjeve, jam i gatshëm të luaj edhe gratis, këtë ia kam thënë edhe Gallianit, nuk është çështje parash”, përfundoi ai.