E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle: Berisha, Stalini i fundit, nuk do opozite

Deputeti i Partise Socialiste, Namik Dokle, u tha dje te pranishmeve ne proteste se zhvillojne kete miting per te mbrojtur demokracine e shkelur e te neperkembur nga manipulatoret e votave, te kartave e te listave zgjedhore: nga shkelesit e Kushtetutes edhe te Kodit Zgjedhor. "Protestojme me nje kerkese te qarte ndaj Berishes dhe gjithe kupoles qe ai drejton: Hapni kutite, ose largohu!", tha Dokle. Sipas tij, Sali Berisha eshte stalinisti i fundit jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan dhe Evrope. "Shumekush e kujton shprehjen e Stalinit: "Populli voton, qeveria numeron". Kete ben edhe Berisha, sot e gjithe diten. Stalini thoshte: S'na duhet opozite! Kete mendon dhe deshiron edhe Berisha me gjithe Jozefinen", tha Dokle. Sipas tij, jane te shumte ata: ne qeveri dhe ne parlament, ne KQZ apo polici, ne qytete apo malesi, por te gjithe kane nje numer shasie, ate te Sali Berishes. "Levizja jone qe ka nisur para 3 muajsh, do te vazhdoj deri ne fund. Asnje deputet nuk mund te terhiqet! Asnje deputet nuk mund te blihet! Asnje deputet nuk mund te manipulohet!", theksoi deputeti socialist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›