Humbja e PS dhe tirania e kurtheve të sistemit
Nëse demijurgët e sistemit zgjedhor do të kishin zbatuar rregullin elementar të aritmetikës, pas zgjidhjes bëj provën, do ta kishin mësuar se as me rezultatet e 2005-ës, as të 2007-ës dhe as me projeksionet reale të 2009-ës, PS nuk mund të fitonte zgjedhjet e 28 qershorit. Sikur të gjitha sistemet e makinerisë elektorale të kishin funksionuar optimalisht, PS vështirë se do të provonte shijen e fitores. Sistemi zgjedhor pengoi që fryma fituese të përkthehej në mandate fituese për socialistët. Kjo ndodhi sepse formula e sistemit përmbante disa kurthe fatale për PS-në. Faktori më i rëndësishëm në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve nuk u bë vota popullore, por sistemi elektoral. Ky është një përfundim që duhet argumentuar empirikisht. "Standardi i artë" për të provuar primatin e sistemit ndaj votës popullore kërkon të evidentosh të paktën një sistem tjetër, i cili me alokimin aktual të votave do të kishte rezultuar fituese PS. Në rreshtat e mëposhtëm do të përpiqem të vërtetoj empirikisht këtë hipotezë. Në zgjedhjet e 28 qershorit PS-ja fitoi më tepër vota se PD-ja. Koalicioni i PD dhe PS fituan një numër të përafërt votash. Por sistemi avantazhoi koalicionin e PD-së. Ky artikull synon të provojë determinizmin e sistemit në përcaktimin e fituesit dhe jo të ndërhyjë në debatin e PS-së për përgjegjësitë e humbjes.
Kurthi i parë: PS-së iu deshën më shumë vota se PD-së për të prodhuar një mandat
Formula e llogaritjes së mandateve favorizoi në mënyrë të hapur PD-në. Sipas formulës së ndarjes së mandateve, PS-së iu deshën shumë më tepër vota për të prodhuar një mandat, në krahasim me PD-në. Në tabelën e mëposhtme jepen të dhënat e votave të fituara dhe votat që janë dashur për të prodhuar një mandat në secilin qark:
Tabela 1: Numri i votave të PS e PD dhe numri i votave për deputet sipas qarqeve
Qarku Vota për PD Vota për PS Vota për
deputet PD
Vota për
deputet PS
Diferenca vota/dep PS-PD
Berat 21 805 39 390 7 267 9 847 2 500
Dibër 34 230 21 168 8 557 10 584 2 027
Durrës 60 569 49 252 8 652 9 850 1 200
Elbasan 57 035 67 653 8 147 9 665 1 517
Fier 55 841 85 697 9 306 9 521 215
Gjirokastër 18 527 24 037 9 128 8 012 - 1 115
Korçë 56 303 58 289 9 383 9 714 331
Kukës 25 596 8 774 8 532 8 774 242
Lezhë 32 400 21 992 8 100 7 330 - 770
Shkodër 56 515 34 294 8 073 8 573 500
Tiranë 161 332 173 515 10 755 11 567 812
Vlorë 30 310 47 284 7 577 7 880 300
Grafiku 1: Krahasimi i numrit të votave për deputet të PS dhe PD sipas qarqeve
Shihet qartë se çdo mandati të PS në dhjetë qarqe, duke përjashtuar Gjirokastrën dhe Lezhën, i korrespondon një numër
votash më i madh se çdo mandati të PD-së. Kjo është e vërtetë si për qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, ku PS ka marrë më pak deputetë se PD, ashtu edhe për qarqet qendrore e jugore, ku PS ka fituar më shumë deputetë se PD. Ndërsa në qarqet Berat, Elbasan dhe Tiranë diferenca është fatale. Nga shumëzimi i diferencës me numrin e deputetëve socialistë të mandatuar, prodhohet një shifër më e madhe se numri i votave që PS-së i janë dashur për të prodhuar një mandat. Konkretisht, për këto tri qarqe kemi situatat respektive:
Berat: 4 deputetë socialistë x 2580 vota diferencë = 10320(Për
të prodhuar një mandat janë dashur 9847 vota.)Elbasan: 7
deputetë socialistë x 1517 vota diferencë = 10619 (Për të
prodhuar një mandat janë dashur 9665 vota.)Tiranë: 15 deputetë
socialistë x 812 vota diferencë = 12180 (Për të prodhuar një
mandat janë dashur 11567 vota.) Formula i kërkoi PS minimalisht
215 vota më shumë për çdo deputet (në Fier) dhe maksimalisht 2580 vota më shumë për çdo deputet (në Berat). Vetëm në dy qarqe, Gjirokastër dhe Lezhë, formula i imponoi PD-së minimalisht 770 vota
më shumë për çdo deputet (në Lezhë) dhe maksimalisht 1115 vota
për çdo deputet (në Gjirokastër). Nga këto shifra kuptohet lehtë
se brenda 10320 votave socialiste të papërdorura në Berat,
brenda 12180 votave të papërdorura në Tiranë dhe brenda 10619
votave të papërdorura në Elbasan gjenden tre mandate deputetësh
socialistë. Pra, PS do të kishte marrë 68 mandate, ndërsa
koalicioni i saj 69 mandate. PS pati në favor frymën si faktor
variabël, por pati në disfavor formulën, si faktor konstant.
Kurthi i dytë: sistemi veproi si rregullator dhe jo përcjellës i votave popullore
Një ndër defektet e sistemit ishte imponimi i barazimit në shpërndarjen e mandateve brenda qarqeve. Për të provuar sesa i padrejtë rezultoi sistemi për PS-në, po llogarisim sa mandate do të kishte marrë PS dhe koalicioni i saj nëse do të ishte aplikuar një sistem i pastër mazhoritar.
Tabela 2: ZAZ të fituara nga PS-PD dhe koalicionet respektive sipas qarqeve
Qarku ZAZ ku PS është fituese ZAZ ku PD është fituese ZAZ ku koalicioni i PS është fitues ZAZ ku koalicioni i PD është fitues
Berat 4 0 4 0
Dibër 0 3 0 3
Durrës 0 4 0 4
Elbasan 5 1 4 2
Fier 7 0 7 0
Gjirokastër 3 0 3 0
Korçë 3 3 2 4
Kukës 0 3 0 3
Lezhë 0 3 0 3
Shkodër 0 5 0 5
Tiranë 9 7 8 8
Vlorë 6 0 6 0
Totali 37 29 34 32
Grafiku 2: ZAZ të fituara nga koalicionet e PS dhe PD sipas qarqeve
Efektit të formulës në deformimin e votës popullore mund t‘i qasemi në dy mënyra: e para, duke analizuar rezultatin në nivel kombëtar; e dyta, duke analizuar rezultatet në nivel qarku. Në nivel kombëtar koalicioni i PS-së ka fituar në 34 ZAZ, ndërsa koalicioni i PD-së në 32. Nëse pjesëtojmë numrin e deputetëve (140) me numrin e ZAZ në të gjithë territorin (66), rezulton se një ZAZ i takojnë mesatarisht 2.12 deputetë. Nëse rezultatet e QV të ZAZ i konsiderojmë të përafërta në secilën gjysmë të ZAZ që i korrespondon një mandati, koalicioni i PS-së duhej të kishte marrë 72 mandate (34 x 2.12) dhe koalicioni i PD-së 68 mandate (32 x 2.12). Nëse llogarisim numrin e ZAZ të fituara sipas qarqeve, atëherë do të kishim këtë shpërndarje të mandateve:
Tabela 3: Numri hipotetik i deputetëve për çdo qark sipas numrit të ZAZ të fituara nga PS, PD dhe koalicionet respektive
Qarku Numri i mandateve për ZAZ Mandate për koalicionin PS Mandate për koalicionin PD Mandate për PS Mandate për PD
Berat 2 8 0 8 0
Dibër 2 0 6 0 6
Durrës 3.25 0 13 0 13
Elbasan 2.33 9 5 12 2
Fier 2.28 16 0 16 0
Gjirokastër 1.66 5 0 5 0
Korçë 2 4 8 6 6
Kukës 1.33 0 4 0 4
Lezhë 2.33 0 7 0 7
Shkodër 2.2 0 11 0 11
Tiranë 2 16 16 18 14
Vlorë 2 12 0 12 0
Totali 70 70 77 63
Nëse PD do të fitonte, me një sistem hipotetik mazhoritar të pakorrigjuar, të njëjtin numër mandatesh, PS do të kishte fituar katër mandate më shumë se sa fitoi nëpërmjet sistemit aktual.
Ndërsa po të analizojmë ZAZ në të cilat PS dhe PD rezultojnë fituese si parti, pra pa koalicionet përkatëse, dëmi i shkaktuar PS-së është më i ndjeshëm. Pra, nëse si koalicione PS dhe PD do të ndaheshin në barazim, si parti PS do të shënonte një fitore spektakolare, 14 deputetë më shumë. Pra, sistemi dhe formula disavantazhuan PS. Arkitektët mbajtën parasysh rolin rregullator të sistemit. Por sistemet zgjedhore dhe formulat e ndarjes së mandateve duhet të shërbejnë më shumë si përcjellës të votës popullore, sesa si rregullatorë të saj. Funksioni rregullator është i pranueshëm deri në masën që nuk i ndryshon drejtim votës popullore. Inxhinierët elektoralë mund të justifikohen se pa këtë sistem do të vazhdonte ndarja e dukshme territorialo-gjeografike e zonave zgjedhore të PS dhe PD. Në fakt, dallimet krahinore, zakonore dhe kulturore janë rezultat i evolucionit të gjatë historik e kulturor. Ato nuk mund të zbuten nëpërmjet inxhinierisë elektorale. Mund të gjendeshin zgjidhje të tjera për të balancuar hartën elektorale, duke e ndarë barrën e ndryshimit mbi të dyja palët.
Kurthi i tretë: eklektizmi i sistemit zgjedhor
Sistemi zgjedhor është eklektik sepse udhëhiqet nga dy filozofi: midis koalicioneve favorizon koalicionin më të madh, ndërsa midis partive brenda tyre, partitë më të vogla. Si rregull, një sistem zgjedhor udhëhiqet nga një filozofi, edhe në raport me partitë, edhe në raport me koalicionet. Eklektizmi i sistemit prodhoi një surprizë ndaj votës së minoritarëve që votuan djathtas, vota e tyre shkoi në favor të PDI, një parti për të cilën ata vështirë se do të votonin. Përfundimisht, në zgjedhjet e 28 qershorit sistemi dhe formula ishin më determinantë se çdo faktor tjetër. Pra, fitorja dhe humbja "u siguruan në tavolinë". Nuk ishte vota popullore ajo që i dha fitoren koalicionit të PD, por strategjia dhe taktikat elektorale. Strategjistët elektoralë e shpunë PS drejt humbjes. Pavarësisht rrethanave të ndryshme, PS gaboi strategjikisht e taktikisht edhe në 2005. Duke iu referuar urtësisë popullore se "dy pësime bëjnë një mësim", mbetet të besojmë se në zgjedhjet e ardhme PS do të ndërtojë strategji e taktika fituese. Duke shpresuar se nuk do t‘ua besojë ato "inxhinierëve elektoralë" që gatuan humbjet e 2005-ës dhe 2009-ës.