Banorët e Kamzës protestojnë kundër djegies së mbeturinave
Të mërguarit e ardhur për pushime, banorë të Bashkisë së Kamzës, kanë zhvilluar dje një protestë kundër ndotjes së mjedisit. Ata kanë paralajmëruar edhe bllokimin e rrugës kryesore ditën e hënë në rast se askush nga autoritetet shtetërore apo bashkiake nuk do të reagojë për shqetësimin e tyre.
Të kthyer nga emigracioni për pushimet e verës dhe për t‘u takuar me të afërmit që banojnë në këtë zonë, ata janë përballuar me një seri sëmundjesh lëkure, alergjie apo edhe të mushkërive të fëmijëve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, që kanë lënë në Shqipëri. Dhe e gjithë kjo situatë sipas tyre është krijuar nga djegia e mbeturinave urbane në këtë zonë të banuar. Ndërkohë që akuzojnë drejtpërsëdrejti kryetarin e Bashkisë së Kamzës që ka lejuar derdhjen e këtyre mbeturinave natën nga një numër i madh kamionësh. Më pas këtyre mbetjeve urbane u vihet flaka dhe përgjatë gjithë natës në këtë zonë mbizotëron smogu toksik i plehrave që digjen.
Banorët që jetojnë në Kamzë tregojnë të shqetësuar listën e problemeve shëndetësore nga të cilat vuan shumica e tyre. Sipas mjekëve, problemet që u vijnë banorëve të kësaj zone janë të gjitha si pasojë e ndotjes së mjedisit nga djegia e mbeturinave.
"Ne u bëjmë thirrje të gjitha instancave të shtetit se ditën e hënë do të bllokojmë rrugën. Kryetari i Bashkisë së Kamzës të mos tentojë të sjellë këtu makinat me mbeturina", u shpreh i revoltuar një banor i zonës
Banorë të Tapizës, Niklës dhe Cekrezez kanë protestuar ndaj Bashkisë së Kamzës me qëllim ndalimin e djegies së mbeturinave në zona të banuara. Të ardhur nga vende, ku ndalohet edhe të hedhësh një letër në rrugë, emigrantët janë bërë nismëtarë të së parës protestë në Shqipëri, kundër ndotjes së mjedisit.
Banorët thanë se makinat me mbeturina mbërrijnë natën në zonë, shkarkojnë mbeturinat dhe u vënë flakën. Nga ndotja këta banorë nuk mund të hapin dot as dritaret e shtëpive.
Pasi i janë drejtuar disa herë Bashkisë së Kamzës, për të denoncuar këtë fenomen banorët kanë dokumentuar imazhet filmike të djegies së mbeturinave gjatë natës, si hapin e parë të një reagimi që ata kanë vendosur ta shtrijnë edhe në forma të tjera.