"Ali Demi" do të bëhet me trotuare
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e trotuareve në rrugën "Ali Demi", gjendja e të cilave është tejet e amortizuar dhe këmbësorët detyrohen të ecin në rrugën automobilistike. Gjë kjo që përveç mungesës së komoditetit mund të bëhet shkas edhe për aksidente të ndryshme.
Përfaqësues të Bashkisë së Tiranës bënë të ditur se "fillimi i punimeve në këtë rrugë është shumë i rëndësishëm, pasi do të bëhet në total rikonstruktimi i trotuareve ekzistuese përgjatë të gjithë rrugës "Ali Demi", si dhe është parë mundësia e shtimit të trotuareve të reja, në disa segmente të saj, ku ato mungojnë".
Punimet që kanë filluar në rrugën "Ali Demi" do të zgjasin tre muaj kalendarikë dhe do t‘i kushtojnë buxhetit të Bashkisë së Tiranës 23 milionë lekë.