Parashikimi: Mund të kemi kombinim të viruseve
Vala më e rrezikshme e gripit të derrit do të jetë ajo e muajit shtator. Jo vetëm autoritetet e huaja, por edhe institucionet shëndetësore shqiptare kanë deklaruar se pas largimit të fluksit të emigrantëve dhe ardhjes së pushuesve nga vendet e prekura, vendi ynë rrezikon të shënojë edhe më shumë raste të të prekurve nga AH1N1. Madje, një pjesë e mirë e tyre do të jenë të prekur nga forma më të rënda e më të vështira të virusit.
Deri tani nuk dihet se cila do të jetë koha e saktë e mbërritjes së virusit të gripit të zakonshëm, por ajo që specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë me siguri është që do të kemi një kombinim virusesh mes atij të derrit AH1N1 dhe tipeve të tjera të gripit të zakonshëm. Periudha e gripit në vendin tonë nis në muajin nëntor dhe përfundon rreth muajit mars. Ndërkohë që, nuk dihet ende sasia që do të mbërrijë në vendin tonë, po ashtu edhe koha, apo afati i saktë i mbërritjes së dozave të para për dimrin e 2009-2010. Ministria e Shëndetësisë pritet të nxjerrë një urdhër të cilin do e dërgojë për dijeni, në institucionet e saj të varësisë, për të deleguar kompetenca, lidhur me pajisjen e vaksinave për këto sektorë. Kjo, për të pasur situatën në kontroll, para nisjes së sezonit të gripit. Ndërkohë që, pjesa tjetër e popullsisë do t‘i duhet ta sigurojë atë privatisht.
Fëmijët, të moshuarit, pacientët kronik, personat me imunitet të dobët, dhe ajo pjesë e popullsisë që është e detyruar të udhëtojë jashtë duhet të marrin vaksinën, pasi quhen kategori më pranë virozëve.