Humbja e Ramës është vërtet një fitore për të
Si i falimentuar, Rama s’e ka keq që po e quan humbjen e bashkisë një fitore të tij, edhe pse disave kjo u duket qesharáke. Sepse ai niset nga fjala e urtë që jo çdo e keqe vjen vetëm për të keq. Por dhe ngaqë kjo humbje do ta çlirojë nga makthi për të zaptuar të gjitha pushtetet. Madjé, dhe ngaqë kjo do ta bindë se bojkoti i gjatë po e nxinte si blozë.
Sepse, me humbjen e bashkisë Rama ka për të fituar kohë të merret me P.S.-në, që kish nisur rrugën e “qoftëlargut”. Pa do të shuajë pakënaqësítë e deputetëve, që nuk e donin bojkotin e përjetshëm. Do të “disiplinojë” zërat e mendimit ndryshe dhe do të afrojë mamuthët, që i mund t’i duhen një ditë si kamerdare shpëtimi. Pra, humbja e bashkisë është, ndoshta një fitore më e madhe se çdo sukses tjetër. Ajo do t’i japë Ramës mundësinë të kuptojë se sa e dëmshme ka qënë braktisja e parlamentit. Sa humbje i kanë sjellë Shqipërísë grevat, bllokimet, gjithë politikat e tij konfliktuale. Shkurt, kjo humbje ka për ta bindur Ramën se çdo subjekt mund ta humbasë elektoratin e vet, edhe duke e mobilizuar atë për rrëmuja. Madje, humbja e bashkisë ka për ta larguar Ramën nga rruga e frenimit të reformave madhore në dobí të Shqipërísë. Ndoshta prandaj Rama edhe mezi po e pret vendimin e Kolegjit Zgjedhor, ndonëse është i bindur se ky ka për ta shpallur me të drejtë humbës. Rama po e pret verdiktin pa dëshpërim, edhe sepse pranimi i humbjes prej tij, ka për ta ngritur sadopak në lartësínë e një lideri. Se humbja do t’i vërtetojë edhe se, të gjitha prapësítë që bëri, nuk kanë qënë pa një të mirë, qoftë kjo dhe një pendesë e sinqertë. Se nuk thotë kot populli :”Më mirë vonë se kurrë !”. Pastaj ka për ta bindur se këmbëngulja në gabim është më e rëndë se vetë gabimi. Se Rama ka nisur ta kuptojë që kishte hyrë në hullinë e fajit. Prandaj pranimi i humbjes së bashkisë do ta shpëtojë, jo vetëm nga fundi i turpshëm, po dhe nga ankthi për një pushtet të pamerituar. Se, edhe dhelpra, kur lakmoi thelën që pa në ujë, humbi dhe atë që kishte në gojë. Taní që do të pranojë humbjen, Rama ka për t’u bërë vërtet një misionar kundër çdo bojkoti të paarsyeshëm, kundër djegëjes së gomave dhe bllokimit të rrugëve, kundër mospajtimit me sugjerimet e miqve ndërkombëtarë e tj. Dhe ky nuk është një kapital i vogël politik për P.S.-në, për Ramën vetë, madje, dhe për krejt politikën shqiptare. Por ndoshta edhe vetë Rama, i hutuar nga makthet që përjetoi për pushtet të pamerituar, nuk i kupton dimensionet e mëdha morale të pranimit të kësaj humbjeje, që ai me të drejtë po e çmon si fitore. Se nuk ka për të qënë e largët dita, kur do të bindet se sa mirë bëri që e pranoi humbjen. Se nuk është fitore e vogël të largohesh nga rruga e Enver antishqiptarit. Të çlirohesh nga agonia që të ka nanuritur ambicien për pushtet nëpërmjet “dajakut”. Sepse, kjo humbje e bashkisë do t’i tregojë Ramës se ka perënduar koha e dhunës. Se me pranimin e saj, njeriu mund të fitojë më tepër se të kishte dalë fitues mbi kundërshtarin me 2O mijë vota më tepër. Sepse kjo do ta bindë Ramën që votat e humbura janë ndëshkimi i elektoratit për rrugën e gabuar që kishte nisur. Dhe, siç po vinin punët, Rama do të detyrohej të pranonte kokulur se kishte gabuar shumë rëndë. Por, sa t’ia diktonin këtë qortim fatal të tjerët, më mirë që e deklaroi vetë se do t’i largohet së shpejti bojkotit. Kurse fakti që u mburr se ai bojkot e kishte arritur “misionin” e demokratizimit të jetës, mund edhe t’i falet një njeriu, që ulëríti dy vjet me një patos të frikshëm për një alternativë të frikshme. Por duke bojkotuar bojkotin, Rama ua la letrat në duar gjithë shokëve socialistë, që u habitën me kthesën e tij të fortë.
Rama do ta shpallë në kohë humbjen e bashkisë si një fitore. Se, po të vonohej edhe ca, mund t’i tregonin se si qe sjellë, kur Shqipëría kërkonte konsensus e lypte debat konstruktiv në parlament, shmangie nga konfliktualiteti dhe hyrje në rrugën e integrimit !
Kur njëri nga udhëheqësit komunistë vizitoi një nga burgjet e diktaturës, i thanë se aty vuante dënimin një djalë, që kishte “sharë” Hrushovin. Dhe, meqë asikohe partia po e damkoste udhëheqësin sovjetik si revizionist, iu lutën ta lironte hallexhiun. Jo! - deklaroi i “madhi”. - Ky duhet të kalbet këtu, sepse e ka sharë Hrushovin, kur ne e lavdëronim !? Kurse Rama po i shpall bojkot bojkotit në kohë, ndonëse ka ikur koha, kur idiotët e komunizmit nuk kishin as logjikën elementare të fajësive të vërteta. Kurse Rama e rroku në fund katastrofën e vet, ndaj, duke inskenuar një spektakël kukllash, doli nga lumi pa u lagur, të paktën deri në Kongres. Se ai nuk u beson përrallave me mbret, as duartrokitjeve të puthadorëve, as shtirjeve klienteliste të sekserëve. Prandaj caktoi “kaçatorët” t’i mbledhin anekënd Shqipërísë “kongresmenë” profesionistë, me të cilët t’ua punojë autorëve të “mendimit ndryshe”. Njëlloj si Enver nastradíni ushtarák Zhukovit me delegatët e Kongresit, të cilët i porositi të ulërinin me orë të tëra “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë !” ! Dhe kështu e detyroi “madhorin” sovjetit, që kish ardhur ta “zbuste”, të braktiste sallën e Kongresit, i “bindur” tashmë se shqiptarët “vdisnin” për Enver katilin ! Megjithatë, Ramës i duhet kohë t’i bindë njerëzit e vet se, edhe pranimi i humbjes së bashkisë prej tij, nuk është krejt pa vlerë. Përkundrazi, ajo është vërtet një fitore për P.S.-në e shpartalluar nga bojkoti i tejzgjatur dhe nga fryma e pandërprerë konfliktuale, që mbolli Rama me neo-bllokmenët ! Sidoqoftë, pendesa, thonë, është varka që nuk mbytet kurrë! Dhe Ramës po i troket në derë kjo e mirë!