E Diel, 1 Nëntor 2026

Hileja antishqiptare e Edvinit me kthimin në parlament vetëm gjatë shtatorit

05-07-2011 / Leonard Quku

I vënë nën presion, Edi Rama shpalli se do ta kthejë PS-në në parlament gjatë shtatorit, por ai ka llogaritur se ndërkohë, Shqipëria do të humbasë konsultimin e 19 korrikut me Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë vazhdohet sabotimi i procesit të integrimit dhe neutralizohet vlerësimi se PS po kthehet në një parti anarkiste
Ngjela, ana tjetër e zemrës antidemokratike të një opozite që sheh veç ëndrra me revolucione

Partia Socialiste do mbajë të kushtëzuara raportet me Kuvendin, për të paktën edhe dy muaj të tjerë, deri në nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe të fundit për këtë vit, në vjeshtë. Edhe pse hamendësime të ndryshme apo opinione e komente të shprehura lirshëm në oborrin e krizës socialiste, në selinë e PS, tentonin të shtynin deputetët e opozitës të riktheheshin në Kuvend brenda muajit korrik, nisur edhe nga apeli i kancelarive perëndimore, Edi Rama ka një tjetër “plan” e “projekt”, deri dje enigmatik. Gazeta 55 i referohet pikërisht tendencës dhe këmbënguljes së kryesocialistit për ta shtyrë me çdo kusht, të paktën deri në shtator, futjen e PS-së në Kuvend. Por pse deputetët socialistë s’lejohen të marrin pjesë në Kuvend që në korrik? Prapaskenat e gjithë lëvizjeve tinëzare të Edi Ramës zgjatohen e zgjerohen veç në një drejtim, atë të të penalizmit me çdo kusht të progresit evropian të Shqipërisë. Takimi i përvitshëm i komitetit të Stabilizim – Asociimit BE-Shqipëri, i cili mblidhet në datat 18-19 korrik, pikërisht do ketë në axhendë të diskutimeve mes delegacionit parlamentar shqiptar dhe atij të Brukselit, situatën politike në Shqipëri dhe plotësimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian, për marrjen e statusit të vendit kandidat. Atëherë kur nevojitej një kompromis i hapur politik pozitë-opozitë, Edi Rama e kushtëzoi gjithnjë e më tej dialogun në Parlament, me qëllim që të mbajë gjallë tezën e “krizës politike” në zyrat dhe korridoret e Brukselit. Dhe sigurisht, një përgjigje me bërryl, ndaj sugjerimeve racionale të zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Shtatori duhet të ishte muaji i nisjes së reformave të integrimit, teksa ‘ri-nisja’ e dialogut politik të opozitës duhet t’i përkiste muajit korrik.
Por, Edi Rama vazhdon “lojën” e tij, të bazuar në ëndrrën e hershme, për të “zvarritur” në një kohë tjetër aspiratën e integrimit evropian të vendit. Mbërritjen e opozitës në Kuvend brenda korrikut, duhet ta frymëzonte kalimi i presidencës së BE nga Hungaria tek Polonia, teksa kjo e fundit, shpalli krye-prioritet të saj, zgjerimin e Unionit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Çelësin e suksesit të integrimit evropian vazhdon ta përbëjë suksesi i reformave dhe dialogu politik në Parlament. Apeli ka qenë i qartë dhe konciz për mbarë klasën politike shqiptare se, Shqipëria nuk mund të marrë statusin e vendit kandidat nëse nuk përmbush qoftë edhe një prej 12 kritereve të Brukselit. Bojkoti dhe ngërçi politik do mbahen “gjallë” deri dy javëshin e parë të muajit shtator, por po ashtu do mbahet “gjallë” edhe kërcënimi shovinist i Edvinit përmes të paudhit Spartak Ngjela, se Shqipëria s’mund të integrohet dhe as s’mund të shohë ditë të bardha të zhvillimit ekonomik e social. Kërcënimi i opozitës është i qartë dhe haptazi propagandohet proporcionalisht në mediat e kontrolluara nga opozita si një e drejtë “legjitime” e fraksionit politik të majtë për të kontestuar produktin elektoral nëse s’është në favor të alternativës së destruktivitetit. Ngjela, pikërisht dje parashtroi një nga kërcënimet më të paprecedentë ndaj Kolegjit Zgjedhor dhe institucioneve të drejtësisë, madje duke lakmuar gjithashtu se Edi Rama s’do lejojë kthimin e deputetëve në Kuvend as gjatë vjeshtës. Çka tregon qartë frymën e tensionit dhe konfliktit të brendshëm të opozitës së bashkuar. Pra, kushtëzimi i integrimit, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies ekonomike (kujto këtu kritikat e opozitës ndaj rritjes së pagave dhe pensioneve me aludimet se ashtu ka thënë FMN), janë pjellë e krizës së lidershipit opozitar, i cili paralajmëron nxitjen e konfliktualitetit dhe mos demokratizimin e vendit. Parashtrimi në formë teze dhe alternative si bojkoti parlamentar dhe retorika kërcënuese ndaj institucioneve ligjore dhe sistemit të drejtësisë në tërësi janë peripecitë e një shantazhi të egër që buron nga dëshpërimi elektoral i Edi Ramës dhe shpurës së tij. Sigurisht që s’mjafton rezoluta e komitetit të MSA-së Shqipëri-BE, për të ndërgjegjësuar opozitën dhe parashtrimin e përgjegjësive të saj ndaj vendit dhe qytetarëve, përsa kohë strumbullari i vetë “krizës” është merhumi që mban me dhunë dhe me forma ndër më ekstremet drejtimin e Partisë Socialiste.
Sidoqoftë, edhe pse i shpëtoi “ndëshkimit të korrikut”, për Edi Ramën ka nisur sezoni i fortunës...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›