Humbja e fondeve në Parkun e Butrintit dhe lidhja e shkurtër me shkaktarin Auron Tare
Parku Kombëtar Butrint (PKB) prezanton një trashëgimi arkeologjike dhe bukuri natyrore unike, të cilat janë kthyer në një tërheqje të madhe turistike. Përveç të qenit një Park Kombëtar dhe një zonë e UNESCO-s, Parku Kombëtar i Butrintit është gjithashtu një zonë RAMSAR-i.
Hyrja për në Park ishte kthyer në një torturë për numrin në rritje të vizitorëve. Rruga e ngushtë e mbushur me gropa, shpesh shkaktonte aksidente tragjike prej trafikut, duke u kthyer kështu në një shqetësim sigurie në zonë. Gjatë ditëve të verës, mijëra autobusa me turista vizitonin zonën, por ishte një mankth i vërtetë sa herë që dy autobusa shkëmbeheshin me njeri-tjetrin.
Autoritet lokale dhe administrata e PKB-së hodhën kërkesën për ndërtimin e një rruge më të gjerë. Përpilimi i projektit ishte kryer disa vite me parë, por vetëm në vitin 2009 u bë e mundur financimi i tij. Puna civile filloi në 2009-n, por autoritetet e PKB-së i detyruan punimet të ndalonin derisa të kishin një leje nga Bordi i Trashëgimisë Kulturore dhe nga Ministria e Mjedisit.
Puna civile u ndërpre për tre muaj dhe projektimi i rrugës iu prezantua Bordit të Trashëgimisë Kulturore dhe iu nënshtrua procesit të Vlerësimit të Impaktit Mjedisor. Si përfundim të dyja Ministritë si ajo e Mjedisit ashtu edhe ajo e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhanë lejen duke kërkuar lehtësira për kryerjen e aktiviteteve në zonën e projektit, heqja e mbetjeve ndërtimore nga zona kryesore e PKB-së, restaurimin e vegjetacionit, mos shqetësimin e zogjve duke respektuar standartet e zhurmës, etj.
Rruga e re dhe e përmirësuar është parashikuar në Planin e infrasturkturës, pjesë e Planit të Zhvillimit të Bregdetit Jugor Shqiptar, i cili u zhvillua nën supervizimin e Bankës Botërore nëpërmjet Projektit të Menaxhimit të Integrimit të Zonës Bregdetare (i finacuar nga GEF, BB dhe një sërë shtetesh europiane). Plani i Zhvillimit të Bregdetit Jugor Shqiptar (Plani i zhvillimit Infrastrukturorë është pjesë e planit të mësipërm) u zhvillua nga një partneritet shoqërish, të drejtuara nga kompania britanike (Huszar Brammah dhe Associates [HBA]) gjatë 2007-tës dhe më pas u aprovua në 2008-tën.
Një aksident tragjik i cili përfshiu një kamion ndodhi në Kanalin e Vivarit gjë që solli rritjen e shqetësimit për sigurinë në administratën e Ministrisë së Transporteve. Departamenti i Rrugëve planifikoi përmirësimin e sistemit duke prezantuar një urë solide. Stafi i PKB-së, në bashkëpunim me Projektin ICZMP brenda Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekominkacionit, ashtu si edhe me konsulentë dhe specialista mjedisi që punonin për Planin eMenaxhimit të PKB-së kundërshtuan idenë e urës solide për shkak të shqetësimit mjedisor si dhe për faktin se kjo tip ure nuk ishte parashikuar në Planin e Zhvillimit të Bregdetit Jugor Shqiptar.
Kështu që rruga e re: - është duke ndjekur planin e aprovuar, Planin për Përdorimin e tokës (Plani i Zhvillimit të Bregdetit Jugor Shqiptar) si dhe Planin e Zhvillimit të Infrastrukturës, i cili është pjesë e planit të sipër përmendur; - Ka qenë pjesë e procesit VIM; - Ka marrë lejen e Bordit të Trashëgimisë Kulturore dhe Ministrisë së Mjedisit; - Do të përmirësojë sigurinë rrugore në PKB dhe do të lejojë vizitorët ta shijojnë më mirë këtë zonë të trashëgimisë kulturore dhe bukuritë natyrore të saj; - Rruga e re nuk do të përdoret për përdorim tregtar, duke qenë se mungon ura dhe kjo e limiton këtë mënyrë përdorimi, dhe mbi të gjitha egziston një rrugë e re në anën lindore të Liqenit të Butrintit, e cila u ndërtua vetëm për të eliminuar trafikun e kamionave të cilët vijnë nga jugu i PKB-së, një zonë e pasur me agrokulturë.
Disa konsiderime përfundimtare: Administrata e PKB-së ka venë re disa humbje në inventarin e mallrave (aseteve) të veta, të cilat ka të ngjarë të jenë vjedhur nga ish-drejtori i parkut, Auron Tare. Mjetet e munguara janë makina, skrep, dylbi etj. Shumë prej të cilave ishin dhurata për PKB-në nga donatorët britanik dhe të tjerë. Nuk ka asnjë të dhënë të kalimit të këtyre aseteve të cilat mungojnë. Administrata e PKS-së e ka raportuar këtë rast në Zyrën e Prokurorisë në Sarandë qysh prej 2006-s, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nëse kjo zyrë e ka filluar investigimin për këtë çeshtje. Administrata e PKB-së do ta vlerësonte ndonjë ndihmë të dhënë duke qenë se këto mjete i përkasin PKB-së dhe publikut të gjerë. Administrata e PKB-së dhe stafi i i projektit të ICZM ka vënë re raportime të vazhdueshme të pasakta dhe të rreme nga ish-drejtori (z. Tare) i cili është kapur duke mashtruar nga disa misione të Bankës Botërore gjatë 2006-2008. Administrata e PKB-së ka vënë re sjellje kriminale dhe të pavenda nga z.Tare duke iu adresuar donatorëve, duke kërkuar donacione për PKB-në dhe duke i ofruar llogarinë e tij personale bankare, në këtë mënyrë duke i mashtuar ata të cilët mendonin se i dhuronin donacionet e tyre në një llogari të supervizuar me kujdes nga PKB-ja.
Autori është drejtor i Parkut Kombëtar të Butrintit