"Fabregas, mendo më mirë për Arsenalin, Barcelona është larg"
Sulmuesi i Barcelonës, David Vila, i ka kërkuar shokut të tij të Kombëtares spanjolle, çesk Fabregas, të fokusohet për të zhvilluar një sezon sa më të mirë tek "topçinjtë". "Për momentin ajo që ai duhet të bëjë është të fokusohet dhe të japë më të mirën e tij për klubin. Kjo është mjaft e rëndësishme për një lojtar si ai, që ka dëshirën dhe ambicien për të fituar çdo sfidë. E ardhmja e tij tek Barcelona është e sigurt dhe për këtë arsye ai nuk duhet të shqetësohet përse një gjë e tillë nuk ndodhi që në këtë sezon. Kam besim se në fillimin e sezonit të ardhshëm ëndrra e tij dhe ajo e shokëve të tij tek Barcelona për të luajtur së bashku do të realizohet", ka përfunduar komentin sulmuesi, i cili këtë sezon u transferua nga Valencia për tek Barcelona.