E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha feston 67-vjetorin mes rinise dhe vendit te shenjte

Politikane artiste pjesetare te shoqerise civile e njerez te ndryshem uruan dje Kryeministrin me rastin e ditelindjes

Kryeministri i vendit Sali Berisha mbushi dje 67 vjec feste te cilen ai e nderthuri mes punes zyrtare dhe urimeve te shumta. Urimi i pare per kreun e ekzekutivit erdhi ne takimin qe ai zhvilloi diten e djeshme paradite me Forumin Rinor te PD-se ne qytetin e Durresit ku te rinjte i dhuruan Kryeministrit nje pikture dhe nje buqete me lule se bashku me urimin per jete te gjate dhe pune te suksesshme ne drejtimin e vendit. Nga ana e tij Berisha i falenderoi te pranishmit per urimet e tyre e njekohesisht theksoi Festa me e bukur e te gjitha ditelindjeve te mia eshte kjo qe po kaloj sot me ju. Ditelindjet jane dite meditimi dite reflektimi dhe ne cdo kendveshtrim qe ti analizosh ato jane me se shumti dite mirenjohjesh. Njeriu me se pari falenderon Zotin qe me dha mundesine te kap stacionin ne te cilin ndodhem ate dite falenderon shume familjen qe e ka rrethuar ne nje det ndjenjash me njerezore sakrificash ndihmash dashurie pa te cilat asnjeri nuk do te mund te ishte ai qe eshte. I vecante eshte fillimi i dites me ju sepse nderimi per mua personalisht por jo vetem per mua por per te gjithe shqiptaret te cilet kane qene ne nje moshe 15-20-vjecare apo me te madhe ne vitet lsquo90 eshte se me rinine lidhet ditelindja e dyte ditelindja e lirise. Energjite tuaja jane shume me te medha nga ato qe ju e mendoni prandaj perpiquni ti perdorni ne interesin tuaj me te mire ne interesin me te mire te shoqerise. Kurse per mua per tu kthyer perseri tek ditelindjet vitet jane vetem numra. Me pas kreu i qeverise gjate pjesemarrjes se tij ne perurimin e rruges Fushe-Kruje - Kruje - Sarisalltik e njohur si Rruga e Malit te Krujes e cila te con ne vendin e shenjte te Sarisalltikut mori urime te shumta nga kreret vendore te qytetit e gjithashtu nga qytetaret. Ne viziten e tij ne seline e Kryegjyshates ne Kruje simbol i besimtareve bektashinj ku u takua me Kryegjyshin Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe perfaqesues te komunitetit bektashian te Krujes te cilet i uruan Kryeministrit ditelindjen ai u shpreh Ju falenderoj shume per urimin qe me bete dhe me duhet tju rrefej ketu te dashur qytetare dhe qytetare te Krujes se pasioni im per majat daton ne feminine time te hershme. Per ata qe rriten ne Alpe ngjitja ne maje eshte heroizimi i tyre i pare feminor mirepo mua pasioni per majat nuk mu shua kurre ndaj dhe kam kenaqesine me te madhe qe sot festoj ditelindjen time ne ballkonin e Skenderbeut ne majen e Malit te Krujes. Zoti ju bekofte ju Krujen dhe mbare Shqiperine - tha Kryeministri. Sali Berisha ka lindur me 15 tetor 1944. Ai u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise Universiteti i Tiranes ne vitin 1967. Gjate viteve lsquo70 z. Berisha u dallua per punen kerkimore ne fushen e kardiologjise ne Shqiperi dhe u emerua profesor kardiologjie ne Universitetin e Tiranes. Ne vitin 1989 nderkohe qe vendet e Evropes Lindore filluan te braktisnin komunizmin Berisha dhe avokate te tjere te reformes u bene me te hapur ne thirrjet e tyre per ndryshim ne Shqiperi. Ne dhjetor te vitit 1990 Berisha u bashkua qe diten e pare me demonstratat e studenteve qe detyruan qeverine te miratonte krijimin e nje sistemi shumepartiak. Me pas ai u be drejtuesi i Partise Demokratike PD partia e pare dhe me e madhja e opozites se re. Zgjedhjet parlamentare te marsit te vitit 1992 rezultuan ne nje ndryshim dramatik te rezultateve te vitit te meparshem ku Partia Demokratike fitoi 62 te votave popullore dhe 92 nga 140 vende ne Kuvendin Popullor. Pas doreheqjes se Presidentit Alia Kuvendi Popullor i dominuar nga PD-ja me 8 prill 1992 zgjodhi Sali Berishen si Presidentin e pare te shtetit post-komunist. Ne vitin 1997 si pasoje e trazirave ne vend Berisha dha doreheqjen nga zyra e Presidentit. Me 3 korrik 2005 Sali Berisha drejtoi koalicionin e pese partive te qendres se djathte te cilat fituan nje mazhorance prej 74 deputetesh nga 140 gjithsej ne Kuvend. Ai u emerua Kryeminister i Shqiperise me 8 shtator 2005 me nje shumice prej 81 votash ne Parlament. Berisha eshte i martuar me znj. Liri Berisha e cila eshte pediatre dhe kane dy femije nje vajze Argiten dhe nje djale Shkelzenin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›