E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja me Hungarinë na zbret 3 shkallë në FIFA

Pas ngjitjes një muaj më parë, Shqipëria tashmë ka zbritur tre shkallë në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, e cila është publikuar dje në faqen zyrtare të organizmit më të lartë të futbollit në botë, në internet. Kombëtarja jonë tashmë pozicionohet në vendin e 86-të (410 pikë). Pas rënieve të muajit korrik, gusht dhe shtator (vendet 100, 101 dhe 102), Shqipëria pati një rritje të dukshme në muajin tetor, kur u rendit në vendin e 83-të, me një kapërcim prej plot 19 vendesh. Renditja më e mirë e dytë, më e madhe pas asaj të vitit 2006 (20 vende). Padyshim në pozicionimin e Shqipërisë mirë ndikuan barazimi në shtëpi me Suedinë dhe fitorja ndaj Maltës. Por, humbja 2-0 në fushë të Hungarisë ka pasur efektin më të madh se barazimi pa gola në Portugali, duke e zbritur Shqipërinë tri vende, saktësisht në vendin e 86-të. Në krye të renditjes janë Spanja, Gjermania e Italia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›