Kosova sheh një dritë jeshile për miqësoret
Një dritë jeshile duket në horizont për Kombëtaren Kosovës në lidhje me mundësinë e zhvillimit prej saj të miqësoreve ndërkombëtare. Pas mohimit të ashpër publik, që i bëri vetë presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, është presidenti i Federatës së Futbollist të Kosovës, Fadil Vokrri, ai që ka rikthyer sërish shpresat në lidhje me këtë çështje. Numri një FFK-së ka biseduar me kreun e organizmit më të lartë të futbollit evropian në darkën zyrtare, të shtuar të martën në mbrëmje nga FSHF-ja. "Me presidentin e UEFA-s, Mishel Platininë, u takuam në darkën zyrtare, dhe njëkohësisht me atributet e nënpresidentit të FIFA-s, na tha se çështja e ndeshjeve miqësore do të diskutohet në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv, që do të zhvillohet më 19 dhjetor. Nuk jemi aspak të zhgënjyer për atë që tha Platini për mospranimin në UEFA para OKB-së, pasi statuti nuk e lejon".