Fushata "5%", më shumë para për arsimin
Edukimi dhe formimi duhet të jetë kryesori në listën e angazhimeve të qeverisë. Për të qenë i tillë, fondi në adresë të arsimit duhet të pësojë rritje vit pas viti dhe t‘i afrohet shifrave të vendeve të rajonit. Arsimi profesional, buxhetet për zhvillimin e edukimit duhet të jenë më shumë në vëmendje të qeverisë. Gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, financimi publik për arsimin ka mbetur në rreth 10 për qind të shpenzimeve buxhetore. Pesha e tyre ndaj PBB, me gjithë disa luhatje, ka mbetur në nivele mes 3 dhe 3.5%. Në projektbuxhetin e fundit dërguar para pak ditësh në parlament, buxheti për arsimi zë vetëm 3.5% të PBB-së. E thënë në fjalë të thjeshta, kjo do të thotë që për çdo 100 lekë që ekonomia shqiptare prodhon, vitin që vjen vendi ynë do shpenzojë vetëm 3 lekë e gjysmë për arsimin. Ndërkohë që vendet e rajonit harxhojnë më shumë se 5%. Vendet e OECD shpenzojnë më shumë se 6%. Dje në një njoftim zyrtar G99 ka raportuar nisjen e fushatës "5%" për më shumë para për edukim dhe arsimim.
"Në spotin e shtrenjtë të Ministrisë së Arsimit thuhet se fondet për arsimin janë rritur. Kryeministri thotë gjithkund se arsimi përbën një prioritet për qeverisjen e tij. Në terma real fondet për arsimin kanë përbërë në të gjithë 12 vitet e fundit një shifër që ka qenë rreth 10% e buxhetit të shtetit. Shifër kjo e cila nuk ka lëvizur, pavarësisht ndërrimit të qeverisë. Kjo e dhënë tregon qartë së për këtë qeveri, arsimi nuk ka qenë një prioritet e që fjalët e bukura për arsimin, kanë qenë e vazhdojnë të mbeten vetëm demagogji", tha përfaqësuesi i G99, Arbjan Mazniku. Sipas tij, shkollat në të gjithë vendin vazhdojnë të mbeten të rrënuara. Me gjithë premtimet për një shtim të investimeve në arsim, shpenzimet kapitale në këtë fushë vazhdojnë të mbeten në nivele pothuaj të njëjta për çdo vit. Nisur edhe nga buxheti i këtij viti, G99 ka deklaruar se fushata "5%" synon të çojë Shqipërinë të bëjë hapa para. Sipas G99, të gjitha qeveritë shqiptare të këtyre 12 viteve të fundit e kanë trajtuar arsimin jo si një prioritet, por si një shpenzim luksi.