E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbja me Levanten Mourinho akuzon futbollin e piste

Të shëmtuar, të pistë dhe të këqinj. Kjo është filozofia e re e Jose Mourinhos, pasi Reali i tij pësoi humbjen e parë në Primera Division. Tekniku portugez nuk e ka kapërdirë ende disfatën 1-0 në fushën e Levantes, ndërsa në prag të ndeshjes me Osasunën kërkon këto tre tipare në lojën e skuadrës së tij.

“Levante vetëm na provokoi dhe lojtyarët e mi ranë pre e këtyre provokimeve. Do të më pëlqente që edhe skuadra ime të luante në këtë mënyrë. Për fat të keq nuk dimë të luajmë në këtë mënyrë, por duke filluar nga ndeshja e ardhshme do t’I kërkoj futbollistëve të mos luajnë pastër”, ka bërë të ditur Jose Mourinho.

Humbja në fundjavë ishte ndalesa e parë për Realin e Madridit në garën me rivalët e përjetshëm të Barcelonës për titullin kampion. Përtej diferëncës së krijuar që në javët e para të sezonit, portugezi nuk shqetësohet. Sipas tij, kampionati është ende i gjatë. “Jemi në fillim të një sezoni të gjatë dhe kjo humbje nuk do të thotë asgjë.

Objektivat tona nuk ndryshojnë. Një skuadër si Reali i Madridit zbret në fushë për të fuituar gjithçka”, ka përfunduar Mourinho. Pas tre javësh të luajtura në Primera Division, Reali i Madridit ka grumbulluar gjashtë pikë, një më pak se Barcelona.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›