E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalet dhuna ne Jemen armepushim i perkohshem

Dhuna që ka përfshirë Jemenin është ndalur përkohësisht për shkak të një armëpushimi, i cili u arrit pasi forcat qeveritare bombarduan një kamp me protestues duke vrarë shtatë prej tyre. Armëpushimi u negociua mes zëvendëspresidentit të Jemenit dhe të dërguave të posaçëm të Perëndimit. 

Kryeqyteti Sana u përfshi nga qetësia pasi luftimeve disa orëshe mes trupave qeveritare dhe kundërshtarëve të tyre në periferitë e pasura të qytetit. Shqetësimi në komunitetin ndërkombëtar u rrit së tepërmi pas dhunës së ditës së diel, ku humbën jetën 31 persona. Protestuesit kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili qeveris prej më shumë se 3 dekadash.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›