Ndizet derbi skandinav, Ibra, provokon danezet
Derbi i shumepritur skandinav, Danimarke-Suedi ne "Parken Stadium", mund te percaktoje edhe te ardhmen e njerit prej dy ekipeve ne finalet e Kampionatit Boteror 2010. Dy rivalet e perjetshme do te takohen pas dy vjetesh, serish ne kete stadium, qysh kur nje nga tifozet daneze cau rrethin per te goditur gjyqtarin e ndeshjes, pasi me pare ai kishte larguar me karton te kuq, mesfushorin Kristian Poulsen. Danimarka e humbi ndeshjen ne tavoline dhe deshtoi te kualifikohej ne Kampionatin Evropian. Ne fakt, atmosfera gjate javes ka qene e nxehte midis shtypit te dy vendeve skandinave, kjo edhe per shkak te deklarimeve provokuese te superyllit suedez Zlatan Ibrahimovic, ne lidhje me ekipin suedez. Ibrahimovici, i cili luan ne Spanje me Barcelonen, kritikoi Danimarken se ajo aplikon sistemin 4-3-3, pasi nuk ka lojtare cilesore. "Danimarka luan nje sistem loje sic aplikon Ajaksi dhe Barcelona, por une mendoj se ata nuk kane lojtaret per kete gje. Duhen 11 lojtare teknike dhe kerkon qe ju te luani shpejt", provokoi Ibra danezet. Por, deklarimeve agresive te Ibres, iu kunderpergjigj mbrojtesi Simon Kjaer, i cili pohoi se u argetua jo pak nga komentet e suedezit. "Eshte shume argetuese te degjosh gjerat qe tha ai. Ne jemi liderit e grupit dhe keshtu, besoj se dicka funksionon tek ne. Le t'i perfundojme gjerat te shtunen",-tha Kjaer.