E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Renovës Kostov, Katanecit : Merre Memedin në vend të Petrovit

Shkup - Trajneri i Renovës, Vllatko Kostov edhe publikisht i propozon seleksionuesit të Maqedonisë, Srecko Katanec mbrojtësin
"bardhekaltër", Agron Memedi për ndeshjen kualifikuese që do ta luaj Maqedonia me 24 mars me Kroacinë në Zagreb. Sipas Kostovit Memedi është në formë shumë të mirë dhe mund të jetë zëvendësues i denjë i të lënduarit Petrov në krahun e majtë. "Memedi është lojtar cilësor dhe duhet të ketë vend në mesin e 18 futbollistëve që do të grumbullohen për ndeshjen me Kroacinë. Nuk po them se duhet të luaj, pasi për atë vendos Kataneci, por Memedi meriton një vend në përfaqësuese", është shprehur trajneri i Renovës. Ai thotë se edhe për një futbollist të skuadrës së tij ka vend në reprezentacionin e Maqedonisë. Është Vullnet Emini që gjithashtu duhet të përfshihet në listën e gjerë të sllovenit Katanec. "Po e them edhe këtë në mënyrë publike se gjithashtu mesfushori Emini është lojtar që meriton të jetë në mesin e 22 futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e 24 marsit. Unë nuk kam biseduar me Katanecin, por ai i ka bashkëpunëtorët e tij, dhe nëse ata e lexojnë shtypin dhe dëgjojnë, atëherë mund t'ia përcjellin atij këto propozime. Pastaj pasi t'i grumbullojë në përgatitje le të vlerësoj se, nëse mund të vijnë në konsiderim ose jo për ndeshjen me Kroacinë", tha në fund trajneri i Renovës, Vllatko Kostov.

Reshat Ibrahimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›