Humbjet që pësojnë drejtoritë e spitaleve nga mosdeklarimi i vizitave
Mjekët abuzojnë me numrin e vizitave duke marrë paratë për vete. MSH-ja, asnjë nismë konkrete për parandalimin e këtij fenomeni
Emanuela Sako
Mjekët u fshehin drejtorive të spitaleve vizitat që kryejnë gjatë ditëve. Për pasojë, humbjet bien direkt mbi të ardhurat vjetore të drejtorive të spitaleve, të cilat nuk kanë arritur të parandalojnë këtë fenomen që është bërë mëse i zakonshëm në të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore të vendit. Rasti i fundit ishte ai i QSUT-së, ku vetë drejtoresha e QSUT-së, Gjeorgjina Kuli, deklaroi se janë fshehur rreth 700 mijë vizita nga mjekët. Ndërsa MSH-ja ende nuk ka vendosur ndonjë masë paraprake për parandalimin e fenomenit të zhvatjes nga ana e mjekëve. Pacientët drejtohen te mjekët përkatës për të kryer një vizitë, që në poliklinika është 600 lekë dhe në QSUT është 2 mijë lekë, për të gjithë të pasiguruarit. Mjekët e kanë më të lehtë të marrin para nën dorë sesa të detyrojnë pacientët të presin faturën pranë sporteleve të informacionit.
Fenomeni
Fenomeni është mjaft i përhapur në të gjitha spitalet e vendit, megjithëse ligji është i përcaktuar qartë. Kështu, një numër rekord konsultash janë regjistruar gjatë 2008-s në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, por vetëm për një pjesë tepër të ulët është prerë mandat. Për këtë arsye, drejtoresha Kuli e rendit si sektorin më të dobët të QSUT-së, pavarësisht problemeve të mëdha që ndihen në sektorë të tjerë. Të gjitha përfitimet shkojnë direkt në xhepin e mjekëve. Nëse prerja e faturave do të ishte në zbatim të ligjit, atëherë drejtoritë do të kishin mjaft përfitime nga shuma e të ardhurave të pacientëve. Të ardhurat do të menaxhoheshin sipas shërbimeve spitalore më problematike.
Ligji
Rregullorja e re e QSUT-së parashikon që konsultat prenotohen në qendrën e informacionit. Ministria e Shëndetësisë, dy vjet më parë, miratoi rregulloren e re të shërbimit të konsultave në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, zbatimi i së cilës do të disiplinojë aktivitetin në spitalin më të madh dhe më të rëndësishëm të vendit. Të gjithë pacientët që do të konsultohen nga mjekët e QSUT-së do të duhet të prenotojnë paraprakisht datën e konsultës në Qendrën e Informacionit dhe qendra mundëson dhe kontaktin me mjekun konsulent, duke respektuar emrat e dorëzuar në Drejtorinë e QSUT-së nga shefat e shërbimeve. Në të janë saktësuar dhe mjekët që duhet të zhvillojnë konsultat, numri i konsultave që duhet të kryejnë specialistët, për të vënë përfundimisht rregull dhe për të zhdukur imazhin e një poliambulance gjigante që ka krijuar QSUT-ja gjatë viteve të fundit, ku hyrje-daljet e pacientëve kanë qenë të lira në çdo kohë. Gjithashtu për mosrespektimin e saj, rregullorja parashikon dhe sanksionet në kodin e punës dhe kontratave individuale mes palëve. Shefat e shërbimit kanë detyrim që të bëjnë konsulta në shërbimin publik 1-2 herë në javë nga 3-4 orë dhe jo më shumë se 10 konsulta në ditë. Konsulentët e tjerë, sipas shërbimit, mund të bëjnë maksimumi 3 herë në javë konsulta ambulatore nga 3-4 orë dhe jo më shumë se 8 konsulta në ditë.
4 Shkurt 2009