E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu i hidrokarbureve, mbi 120 shoqëri janë të pajisura me licencë



Rreth 120 shoqëri të tregtimit të hidrokarbureve janë të pajisura me licencë nga Ministria e Ekonomisë për tregtimin me shumicë të këtyre produkteve. Po kështu, ka rreth 870 stacione të shitjes me pakicë të karburanteve dhe 110 stacione të shitjes me pakicë të gazit të lëngëzuar të naftës (GLN), që operojnë në tregun vendas. Sipas METE-s, shpërndarja sipas prefekturave është: Tiranë 141 stacione; Korçë 72 stacione; Durrës 82 stacione; Elbasan 71 stacione; Fier 150 stacione; Lezhë 58 stacione; Vlorë 90 stacione; Shkodër 62 stacione; Berat 43 stacione; Dibër 30 stacione; Gjirokastër 44 stacione; Kukës 27 stacione. Vetëm për rrethin e Tiranës, nga 51 stacione të shitjes së karburanteve të pajisur me NIPT, 44 stacione kanë Vërtetimin për Kontrollin e Objektit për Respektimin e Kushteve Teknike, të lëshuar nga IQT-ja, ndërsa 7 stacione nuk e kanë; ndërkohë që janë pajisur me "autorizim" për zhvillim aktiviteti tregtimi të naftës dhe nënprodukteve të saj lëshuar nga organet e pushtetit lokal vetëm 14 stacione, ndërsa 37 stacione nuk e kanë këtë "autorizim".

4 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›