Rama njeh Finin me qëndrimet politike të PS
TIRANE- Kryebashkiaku Edi Rama, njëkohësisht lideri i Partisë Socialiste Edi Rama, priti pasditen e sotme Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, Gianfranco Fini dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës në Shqipëri. Gjatë këtij takimi Rama i dhuroi Z.Fini çelësin e Qytetit, një vlerësim, i kthyer tashmë në traditë, që kryetari i Bashkisë rezervon për njerëz të shquar që vizitojnë Tiranën.
Pjesë e dhuratave ka qenë edhe një statujë e Kullës së Sahatit, simbol i kryeqytetit shqitar. Rama njohu Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë me ndryshimet e Tiranës, si dhe me sfidat e shumta që mbart zhvillimi i saj. Në cilësinë e liderit të opozitës Rama njohu z.Fini me zhvillimet politike në vend si dhe qëndrimin e forcës politike që ai përfaqëson.
(m.a/News24/BalkanWeb)