Fushë Bulqizë, grabiten kompjuterat në shkollën 9 vjecare
BURREL- Ende pa përfunduar rikonstruksioni i shkollës 9 vjecare Asllan Keta në Fushë Bulqizë, persona të paidentifikuar kanë grabitur disa kompjuterat ë saj. Ngjarja ka ndodhur pak javë më parë ndërsa policia vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejtoresha e kësaj shkolle, Bukurie Lami thotë se në momentin e grabitjes, roja i shkollës ka qenë i pranishëm por e ka patur të pamundur të mbikëqyrë 2 ndërtesat , për shkak të distancës mes tyre.
“Nuk është thyer dera kryesore por është thyer xhami i dritares dhe janë grabitur 4 kompjutera. Komuna ka vendosur një rojë për të ruajtur 2 objektet, por at janë në distancë të largët dhe ai nuk pati mundësi për ta ruajtur.” shpjegon drejtoresha.
Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesit vendorë kanë shkarkuar rojen e shkollës.
(e.n/News24/BalkanWeb)