E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, opozita bojkoton. Bumci: PS në grevën e turpit

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë nisi sot punimet e seancës plenare, sërish pa praninë e opozitës, me diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës, që lidhen me problematika të aktualitetit.
Deputetët e Partisë Socialiste nuk marrin pjesë në seancë, pas vendimit të marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar, deri në përgjigje të kërkesave të tyre për transparencën e zgjedhjeve.
Para fillimit të seancës, mbështetës të opozitës të mbledhur nga qytete të ndryshme, protestuan para selisë së Kuvendit duke kërkuar hapjen e kutive të votimit.

Gjatë fjalës së tij përpara deputetëve të mazhorancës, deputeti i PD, Aldo Bumci konsideroi si të turpshme grevën e urisë të deputetëve të PS dhe mbështetësve të tyre, duke akuzuar kreun socialist për sjellje të papranueshme që keqinformojnë shoqërinë.

“Është e papranueshme sjellja e Ramës që keqinformon shoqërinë. Admirimi i Ramiz Alisë për grevën e Edi Ramës tregon se kjo është greva e turpit”, u shpreh Bumci.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›