Hungarezet, barazimi i kenaq ne Tirane
Kombetarja e Hungarise mberriti dje paradite ne Tirane. Trajneri holandez, Edvin Kuman, ekipi dhe drejtues te Federates se Hungarise, rreth drekes i jane drejtuar hollit te hotel "Sheraton", ku do te sistemohen per dy dite. Trajneri Kuman nuk dha asnje deklarate, nderkohe presidenti i Federates Hungareze te Futbollit vleresoi ekipin tone dhe tha se edhe me nje barazim, Hungari duhet te largohet e kenaqur nga vendi yne. Sakaq, hungarezet zhvilluan mbreme ne "Qemal Stafa" nje seance stervitore, rreth ores se perafert me zhvillimin e ndeshjes. Trajneri Edvin Kuman do te kerkoje triumfin e dyte radhazi ndaj patriotit te tij, qe drejton kombetaren tone Ari Han. Nje e vecante e ketij takimi, eshte se do ta gjykoje nje treshe holandeze.