Rruga e veshtire drejt integrimit
Nga Albana Isufi
Rrugetimi i Kosoves kah integrimet evropiane nuk duket te jete i lehte. Pervec kritereve dhe standardeve qe duhet permbushur per te pershpejtuar anetaresimin ne BE, Kosova perballet me probleme te natyres politike. Mosnjohja e vendit nga 5 anetaret e BE-se, sipas njohesve te integrimeve evropiane, po ben qe Kosova te vendnumeroje. Shenoll Muharremi vlereson se eshte per te ardhur keq, se qe nga fillimi ne rrugen drejt integrimeve, Kosova nuk mundi te perdore te njejtet mekanizma si vendet e rajonit. "Ka qene nje opinion qe me zgjidhjen e statusit, Kosova do te behet anetare e barabarte dhe do kete nje proces te stabilizim-asociimit si vendet tjera. Pak eshte pritur qe keto pese vendet qe nuk e kane njohur Kosoven, do te shkaktojne probleme kaq te medha. Kosova ende mbetet ne procese te vecanta", thote Muharremi. Ne raportin e fundit te progresit te Komisionit Evropian eshte kerkuar angazhim me i madh i institucioneve te Kosoves ne permbushjen e reformave dhe ne luften kunder korrupsionit - kerkesa keto qe perseriten nga Komisioni Evropian. Megjithate, zyrtare te Qeverise kerkojne qe Kosova te mos lihet e vetme ne arritjen e ketyre synimeve, sepse integrimi do te ishte i ngadalshem.
Por, ka te tille qe mendojne se ne kete rruge, shume gjera varen nga vete kosovaret. Nje nga ta eshte kryetarja e Komisionit Parlamentar per Integrime Evropiane, Zylfije Hundozi. "Na duhet te punojme, te bejme reforma ne te gjitha sferat e jetes, ne ekonomi, ne sundimin e ligjit; te intensifikojme luften kunder korrupsionit, krimit te organizuar. Shume gjera varen nga ne. Neve na duhet ndihma e BE-se, por ne jemi ata qe duhet te tregojme se perkushtimin politik qe e kemi dhene, duhet ta zbatojme ne praktike", u shpreh Hundozi.
Per shkak te mosnjohjes nga pese vendet e BE-se, Kosova nuk eshte perfshire ne negociatat qe Komisioni Evropian i ben me vendet e rajonit, qofte per heqjen e vizave, qofte per ceshtjet tjera. Keto dite, komisionari per Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Rehn, eshte shprehur se Bashkimi Evropian do te gjeje mundesi praktike dhe pragmatike per te mos lejuar qe Kosova te mbetet si nje 'vrime e zeze' ne rajon dhe ne Evrope.
Ndersa, zedhenesja e Zyres Nderlidhese te Komisionit Evropian, Maja Pavlovic, thote se meqe shtetet individuale njohin Kosoven, nuk mund te thuhet se Kosova eshte e perjashtuar. "Duhet theksuar se shume vende anetare kane marre veprime te njeanshme, qe te lehtesojne udhetimin per kosovaret dhe ne praktike Kosova ka nje lloj trajtimi special dhe nuk eshte e perjashtuar", thote Pavlovic. Ne anen tjeter, Zylfije Hundozi, mendon se nuk eshte as ne interes te vete BE-se qe ta le Kosoven prapa procesit te integrimit. "Politikat e zgjerimit nuk jane qe t'i behen Kosoves koncesione, apo te shikohet permes gishtave. Eshte ne interes te tyre qe Kosova te mos mbetet vrime e zeze, sepse zgjerimi ka qellim qe te krijoje nje strategji te sigurise ne tere Evropen, perfshire edhe Ballkanin perendimor", u shpreh Hundozi.
Per nje liberalizim vizash, shtetet duhet te plotesojne disa kritere te caktuara nga Komisioni Evropian - nje nga to edhe pajisja me pasaporta biometrike. Kosova ka nisur prodhimin e pasaportave te reja vitin e kaluar, por jo biometrike.
Sidoqofte, ministri i Puneve te Jashtme, Zenun Pajaziti, gjate nje vizite ne Bruksel, ua ka bere te ditur zyrtareve te atjeshem se Kosova njeanshem deshiron t'i permbushe kushtet per lehtesim vizash. Ne kete kuader, Kosova, sipas Pajazitit, eshte treguar e gatshme qe te nise aplikimin e kushteve te theksuara ne udherrefyesin qe kane vendet e Ballkanit perendimor, ku perfshihen pasaportat biometrike, kontrolli i mirefillte i kufijve shteterore, sigurimi i dokumenteve, lufta kunder krimit te organizuar dhe legjislacioni adekuat per shtetasit e huaj.