E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investim i ri i ProCredit Bank, per biznesin dhe qytetaret

ProCredit Bank ka hapur dje agjencine e saj me te re ne kryeqytet ne rrugen "Ismail Qemali", prane Liceut Artistik "Jordan Misja". Ne nje atmosfere festive ProCredit Bank ka organizuar nje ceremoni perurimi ku te ftuar ishin kliente, perfaqesues te institucioneve publike dhe private, institucione kombetare dhe nderkombetare, mediat dhe punonjesit e saj. Te ftuar speciale ne ceremonine e hapjes ishte edhe Borislav Kostadinov, Drejtor i Pergjithshem i ProCredit Bank Shqiperi, Akan Ajdini, Drejtor Rajonal per ProCredit Bank Tirane, Bernd Borchardt, Ambasador i Republikes Federale te Gjermanise dhe Ute Rodrian, Drejtore Rajonale e KfW-se per Shqiperine, Kosoven dhe Maqedonine. Me qellimin per te qene sa me prane klienteve dhe per te plotesuar sa me mire nevojat e tyre ProCredit Bank vendosi qe te zgjeroje aktivitetin e saj me nje njesi te re biznesi, e cila do te jete kryesisht e fokusuar ne ofrimin e nje sherbimi sa me te shpejte dhe cilesor per biznesin kryeqytetas dhe te gjithe individet.

Hapja e njesise se 11 te biznesit ne Rajonin e Tiranes thekson perkushtimin per te vazhduar me tej per te mbeshtetur zhvillimin e biznesit vendas, u tha ne aktivitet.

Akan Ajdini, Drejtor Rajonal i ProCredit Bank ne Tirane, duke folur ne ceremoni, tha se hapja e ketij biznesi te ri eshte nje sfide e mirepritur qe do te zhvilloj me tej komunitetin dhe banken. "Ne te vertete sot, kjo eshte nje sfide per stafin e ProCredit Bank dhe Rajonin e Tiranes. Ne besojme se do te permbushim te gjitha pritshmerite tuaja, dhe jemi te sigurt se do te ofrojme sherbime me te njejtin nivel profesionalizmi me te cilen jemi njohur deri me sot", - shtoi Ajdini. Ai kujtoi faktin se ProCredit Bank ka qene nje pjesemarres aktiv ne zhvillimin e sektorit financiar shqiptar prej me shume se 14 vjetesh.

"Ne te vertete, edhe gjate viteve shume te veshtira ekonomike dhe financiare, ProCredit Bank ka arritur qe te pershkallezoj me kujdes rrjetin e saj operacional dhe te zgjeroje ne te njejten kohe sherbimet e saj financiare", - theksoi z.Ajdini.

Risite e ofruara

ProCredit Bank pritet qe se shpejti te zgjeroje aktivitetin e saj me dege dhe agjenci te reja, jo vetem ne Tirane, por edhe ne rajone te tjera te vendit. Ne aktivitetin e djeshem, ProCredit Bank lajmeroi prezantimin gjate ketij viti, te nje sere produktesh te reja per te gjithe klientet e saj, si: Set Up Deposit qe eshte nje llogari kursimi nepermjet te ciles me rritjen e shumes se kursimit rritet edhe perfitimi i klientit; POS GSM / GPRS, qe mundeson kryerjen e pagesave ne pikat e shitjes nepermjet pajisjeve te levizshme dhe per here te pare tregtaret shqiptar mund te ofrojne mundesine e prenotimit online te hoteleve nepermjet POS-ve per te gjithe klientet brenda dhe jashte vendit. Po ashtu Depozita ProKomfort ku klientet perfitojne shumellojshmeri afatesh dhe interes per depozitat me afat cdo fund muaji pavaresisht afatit te maturimit. TOP UP eshte nje sherbim ku per here te pare ne Shqiperi ProCredit Bank do te ofroje mundesine e rimbushjes se telefonave celular nepermjet bankomateve te saj. Nderkohe prej pak kohesh ProCredit Bank ka prezantuar sherbimin me te ri Pro E-Banking qe mundeson veteadministrim, kontroll dhe printim i llogarive te klientit, transferta kombetare dhe nderkombetare, kryerjen e pagesave te telefonise, dritat, ujin, posten, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›