E Diel, 1 Nëntor 2026

Strukturat paralele - shkak i tensioneve ne veri

Nga Arton Konushevci

Autoritetet e sigurise ne Kosove pohojne se situata e sigurise ne veri te Mitrovices vleresohet si e qete, por me tensione te vazhdueshme, per shkak te, sic thuhet, veprimeve te grupeve kriminale apo atyre me interesa te ndryshme ne ate pjese te vendit. Zedhenesi i Policise rajonale ne Mitrovice, Besim Hoti, thekson se arsye tjeter e tensionimeve te herepashershme te situates se sigurise ne veri, e sidomos ne Lagjen e Boshnjakeve, eshte dhe veprimi i strukturave paralele serbe. "Absolutisht, ne gjithmone e kemi marre parasysh qe funksionimi i strukturave paralele, te cilitdo nivel qofshin ato, te sigurise apo te niveleve tjera te funksionimit paralel, eshte burim i tensioneve ose iniciues i problemeve te ndryshme", tha Hoti. Ky problem, sipas tij, nuk eshte vetem nje problem policor, porse, sic thote ai, eshte i shtrire dhe ne dimensionin politik. "Jane ceshtje qe nuk jane kryekeput vetem ceshtje policore. Mendoj se jane vendime qe duhet te merren ne nivele dhe qarqe te ndryshme, duke perfshire edhe ato politike. Prandaj, ne shume situata, policia, si institucion i vetem, eshte e pamundur te ndermarre vendime te metutjeshme ne shperberjen e tyre ose ne identifikimin e ketyre grupeve", u shpreh Hoti.

Edhe ekspertet per ceshtje te sigurise, situaten ne pergjithesi ne veri te Kosoves e konsiderojne si te tensionuar dhe me mundesi te tensionimit edhe me te madh. Ramadan Qehaja thote se, dita-dites, strukturat paralele te sigurise po forcohen dhe bashke me to edhe tensionet po rriten. "Diteve te fundit, ajo po nderlikohet edhe me teper, aq me pare qe strukturat paralele jane duke u perforcuar edhe me teper atje. Kjo po shihet edhe ne baze te ngjarjeve qe ndodhin atje - eksplodimet, gjuajtjet, kercenimet e tjera. Nese vazhdohet me kete trend te vezhgimit tone se cka po ndodh atje dhe mosndermarrja e masave konkrete qe strukturat paralele qe veprojne atje, te mos ndeshkohen vertet, ne nuk do te kemi qasje dhe ajo pjese e vendit do te mbetet jashte suazave te veprimit tone", theksoi Qehaja. Sipas tij, perfaqesuesit e institucioneve te vendit, ne bashkepunim me organet e rendit, ato vendore dhe nderkombetare, te cilat veprojne ne vend, duhet te ndermarrin hapa per shuarjen e strukturave paralele te sigurise, pasi qe, sic thote ai, ato veprojne ne menyre ilegale ne shtet. "Ne duhet te propozojme qe edhe si shtet t'i ndermarrim veprimet tona atje. Me forca, me mjete duhet te depertojme atje, t'i rrethojme keto banda qe po veprojne atje ne menyra te ndryshme. Te ndermerren masa qe situata e sigurise te filloje te qartesohet. Perndryshe, me deklarata boshe, me frazeologji, ne nuk mund ta kryejme kete pune - aq me pare qe ne e kemi Kushtetuten tone dhe populli po kerkon qe kjo Kushtetute te zbatohet ne praktike", tha eksperti i sigurise, Ramadan Qehaja.

Ditet e fundit kane qene mjaft sfiduese per situaten e sigurise ne rajonin e Mitrovices. Ne lagjet e banuara me popullate te perzier me komunitete te ndryshme, kane ndodhur disa shperthime dhe gjuajtje me arme zjarri, nga te cilat eshte rrezikuar, sic thuhet ne raportin javor te policise, siguria e pergjithshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›